Sfida e re që ka përfshirë internetin #10YearsChallenge ka "infektuar" edhe ambientalistët.

Ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim lidhur me sfidën, në rastin e ambjentalistëve rezultati nuk është pozitiv.

Imazhet e postuara nga WWF dhe Greenpeace tregojnë ndryshimet dramatike që ka pësuar planeti ynë.

Si pasojë e ndryshimeve të vazhdueshme tre lloje kafshësh janë në rrezik zhdukjeje. Ato janë: elefantët afrikanë, rinoceronët dhe luanët.

"Kjo tregon se njeriu e ka shkatërruar aq shumë natyrën. Por jemi ende në kohë për të fituar sfidën kundër zhdukjes tonë kësaj here", shkruan organizata për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.