E keni menduar ndonjëherë se cilat janë disa nga profesionet që rrezikojnë t’ju bëjnë psikopatë?

Çuditërisht ashtu siç do ta shikoni në këtë listë janë të gjitha profesione të nivelit të lartë.

Jemi të gjithë paksa të çmendur thonte Norman Bates, personazhi fiksion i novelës Psycho.

E pra ai nuk ishte gabuar.

Ja ku po ju rendisim dhjetë profesionet ku rrezikur për tu bërë psikopatë është më i madh.

Në mbështetje të kësj teme është Kevin Dutton, një psikolog në Universtitetin e Oksfordit dhe autori i librit “The Wisdom of Psychopaths: What Saints, Spies and Serial Killers Can Teach Us About Suçess”.

Një vit më parë Dutton nisi një sondazh online ku morën pjesë më shumë se 5000 njerëz.

Pyetësorët të plotësuar në mënyrë anonime nxorrën në pah disa tipare të personalitetit dhe karakterit të tyre, pasi deklaruan se çfarë pune bënin.

Sipas të dhënave të grumbulluara në bazë të profesioneve që kryente secili ai arriti në këto përfundime.

1.Në vend të parë ishin CEO-t, administratorët në korporata të ndryshme, të cilët kanë një punë të nvelit të lartë dhe me shumë përgjegjësi.
2.Avokatët
3.Ata që punojnë në radio ose televizion
4.Shitësit
5.Gazetarët
6.Ata që meren me zbatimin e ligjit
7.Kishtarët
8.Shefat
9.Ata që meren me gjendjen e të punësuarëve 
10. Kirugët

Siç shihet rreziku është më i madh për të gjithë ata që kryejnë profesione të niveleve të larta.

Ky studim nuk tregon se pikërisht ata që meren me këto profesione janë psikopatë, por në krahasim me profesionet e tjera me më pak përgjegjësi janë më të rrezikuar.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)