Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 dështimet sipas tij të qeverisë Rama.
Teksa na ndajnë 38 ditë nga zgjedhjet parlamentare, Basha përmes një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me numrin e shkollave që janë mbyllur në Shqipëri vitet e fundit.
Më pas ai i ka dhënë përgjigje pyetjes duke thënë se 428, ai shton se shkaqet e mbylljes së tyre kanë ardhur si pasojë e migracionit dhe lindshmërisë në rënie.