Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka nisur mëngjesin e tij me një “Instastory” përmes së cilit ka publikuar një ndër 100 dështimet sipas tij të qeverisë Rama.
Teksa na ndajnë 37 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Basha përmes një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me shumën që rrezikojnë të paguajnë taksapaguesit shqiptarë për arbitrazhet ndërkombëtare.
Me pas ai e ka dhënë vetë përgjigjen, duke thënë se është 450 milionë euro.
Postimin e tij e ka shoqëruar edhe me një publikim të Monitorit, “Arbitrazhi, demi potencial 450 milionë euro.”, shkruhet në fund.
Ti Lul po te ishe trim ti shkoje deri ne fund gjykimit per rrugen e kombit dhe jo te fshiheshe sikur je i semure. Nuk ke moral te flasesh per te tjeret.
Përgjigju