Rama: Më 3 korrik mbyllen sportelet fizike të Kadastrës, shërbimet në e-Albania! Pres dorëheqje masive! Lajmëron rritje pagash të konsiderueshme

Nga e  hëna 3 korrik 2023 çdo shërbim i Kadastrës do të dixhitalizohet. Janë 71 shërbime të kadastrës që do të merren online përmes platformës ‘E Albania” duke nisur kështu dhe reformën e Kadastrës. 

“Të hënën në datën 3 korrik Kadastra nuk është e aksesueshme për asnjë. Askush brenda në Kadastër nuk do të mundet dot tju përgjigjet. Asnjë nga kushërinjtë apo miqtë e miqve nuk do ju përgjigjen. Nga e hëna 3 korrik Kadastra është makineri dixhitale. Askush nuk do të gjejë dot si trajtohet prona veç makinerisë së Kadastrës.  Qytetarët të mos shkojnë më në Kadastër se nuk ki pret askush, si në Bankën e Shqipërisë. Çdo veprim dot ë bëhet përmes e-albania,” tha Rama gjatë prezantimit të reformës së Kadastrës

Koshient se do të ketë shumë dorëheqje, ftoi të rinj të aftë për të aplikuar për vendet e lira. Drejtoreshës së Kadastrës i kërkoi të bëjë kujdes për përzgjedhjen e stafit të ri. 

Pres dorëheqje masive nga Kadastra dhe nga ana tjetër drejtorja e ka shumë të qartë. E para punonjësi e kësaj banke duhet të jenë bankierë prandaj do iu lutesha shumë mos të bëni më asnjë ndërhyrje për askënd. Se ky na ka sjellë aq vota, e ai na ka sjellë triumfin, se na duhet për të marrë fitoren”-tha kreu i qeverisë.

Për ata që janë të zotë në Kadastër u kërkoi të qëndrojnë dhe të vijojnë punën. Dhe për të gjithë paralajmëroi se do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagës. 

Rritja e pagave të Kadastrës do jetë shumë e konsiderueshme sepse punonjësit duhet të paguhen nga shteti dhe jo nga qytetarët. Për këtë kemi diskutuar. Përfitoj nga rasti t’u bëj apel atyre që janë profesionistë në ato profesione që Kadastra i kërkon”- tha Rama.

Pati edhe një këshillë për ata që i cilëson “ujqër” të Kadastrës së Vlorës që të largohen. Sipas tij, me dixhitalizimin e shërbimeve në Kadastër, nuk do të ketë më punë për ta.

"Lajmi im për të gjithë ata që i rrinë rrotull kadastrës së Vlorës si ujqit një preje, është, ikni se nuk ka më kadastër për ju. Askush aty brenda nuk ju ndihmon më, se aty brenda ne PC do shfaqet Saranda, Durrësi, Tropoja, por Vlora asnjëherë. Po e përsëris, nuk e di sa ju e ndjeni ca ndjej unë kur them këto fjalë"

Ky ishte dhe momenti për të bërë mea culpa dhe për ti kërkuar falje të gjithë qytetarëve të cilët kanë hasur probleme në Kadastër.

"Unë dua ta them me gojën plot dhe kokën ulur se sot është dita për t’i kërkuar një ndjesë shumë të madhe në emër të PS të gjithë atyre shqiptarëve që kanë kaluar në zinxhirin e torturave në Kadastër. Kjo ndjesë është ndjesa e kryetarit të një partie fajtore. Dhe natyrisht nuk është e gjithë partia por udhëheqja e partisë në rradhë të parë që ka dhënë shembullin më të shëmtuar për gjithë të tjerët. Që u ka thënë të tjerëve se kjo bankë është një han me 7 porta ku nga porta kryesore futen udhëheqësit dhe nga portat e tjera futen të gjitha llojet e kategorive" vijoi Rama.

Megjithëse pranon se ka bërë shumë përpjekje për ta ndryshuar sistemin e marrjes së titullit të pronësisë, por ende nuk ka pasur rezultat. I ashpër u tregua me ministrat, deputetët dhe kryetarëve të Bashkive të pranishëm në sallë

“Arsyeja pse dëshirova ta bëjë këtë takim të hapur duke ftuar disa ministra, deputetë, kryetarë bashkisë është për të thënë disa të vërteta të rëndësishme të cilat janë të vërtetat e shumë njerëzve që në gjithë këtë periudhë, edhe pse kemi bërë shumë përpjekje për ta ndryshuar sistemin e marrjes së titullit të pronësisë, kanë hasur me situata dhe procese absurde deri në dhimbje.

Ju ftoj të gjithëve ju ta provoni dhe me kënaqësinë më të madhe do ta ndiej dhimbjen tuaj kur nuk do arrini dot të gjeni se ku mund të kapet një pronë. Kjo është gjëja që është bërë. unë jam shumë i lumtur për këtë. Sot jam i çliruar,” tha Rama.

Nga ana e saj Kryetarja e Agjencisë Shtetorërore të Kadastrës, Dallëndyshe Bici ka prezantuar progresin e bërë nga institucioni gjatë 100 ditëve prej momentit kur ajo ka marrë drejtimin.

“Për herë të parë, është ngritur Akademia, personeli trajnohet për vendin e punës. GHjithashtu kemi marrëveshje me universitetin e Tiranës për shkëmbimin e njohurive me pedagogët e fushave por edhe me lidhjen e kontratave me studentë të fushës që nga bankat e shkollës.  Pavarësisht mosbesimit se cështjet pronësore mund të mos rregullohen. Unë them se nuk ka asgjë të pamundur. Kemi nisur punën për qëendërzimin e arkivës që do të jetë e paprekshme. Sa i takon arkivës digjitale brenda pak muajsh, funksionimi do jetë vetëm nëpërmjet e-Albania”-tha Bici.

Në ndryshime te bëra është automatizuar proçesi, duke mënjanuar ndërhyrjet e punonjësit të Kadastrës. Një tjetër risi është “Fast Track”, për shërbime më të shpejta.Në fund, u bë me dije se shumë shpejt do të nis implementimi i Kadastrës 3D që do tu vij në ndihmë zonave urbane, ku ka dendësi të madhe të popullsisë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:06
Rama dixhitalizon Kadastrën, Berisha e quan reformën "hap drejt shtetëzimit të tokës"

1687517280_WhatsAppImage20230623at12.21.071.jpeg

Sali Berisha e konsideron shtetërim të tokave reformën e ndërmarrë nga kryeministri Edi Rama dhe prezantuar sot për dixhitalizimin e Kadastrës.

"Është hap tjetër, de fakto drejt shtetërimit të tokave. Hap tjetër, pasi ka vendos në një regjim pothuaj shtetërimi, jo të hapur po të fshehtë me korporatën e investimeve strategjike, që është yndyra e tokës shqiptare ajo, brigjet janë, pjesa nga Velipoja në Kepin e Stillës, të cilat shteti sipas ligjit që ka bërë mund t’i marrë kur të dojë, si t’i dojë dhe mund t’ia japë kujt të dojë. Tani ky po bën hapin tjetër dhe po ecën në këtë mënyrë. Ky po rivendos pushtetin e vet mbi tokën, po lëkund themelet e pronësisë" tha Berisha në konferencën e sotme për gazetarët.

Ora 12:00
Rama: Me gojën plotë dhe kokëulur iu kërkoj ndjesë gjithë qytetarëve që janë torturuar nga proceset në Kadastër

 

Kryeministri, Edi Rama u kërkoi falje të gjithë qytetarëve të cilët kanë hasur probleme me situata dhe procese të ndryshme në Kadastër. Ai tha se udhëheqja e PS është fajtore për shembullin e shëmtuar të dhënë tek të tjerët.

“Unë dua ta them me gojën plot dhe kokën ulur se sot është dita për t’i kërkuar një ndjesë shumë të madhe në emër të PS të gjithë atyre shqiptarëve që kanë kaluar në zinxhirin e torturave në Kadastër. Kjo ndjesë është ndjesa e kryetarit të një partie fajtore. Dhe natyrisht nuk është e gjithë partia por udhëheqja e partisë në rradhë të parë që ka dhënë shembullin më të shëmtuar për gjithë të tjerët. Që u ka thënë të tjerëve se kjo bankë është një han me 7 porta ku nga porta kryesore futen udhëheqësit dhe nga portat e tjera futen të gjitha llojet e kategorive”-tha Rama.

Kreu i ekzekutivit shtoi se Kadastra nuk duhet të jetë fole për qoka apo punësime të njerëzve që nuk kanë asnjë lloj aftësie për punën që bëhet aty.

“Arsyeja pse dëshirova ta bëjmë këtë takim të hapur duke ftuar ministra deputet kryetarë bashkish, është për të thënë disa të vërteta të rëndësishme të cilat janë të vërtetat e shumë njerëzve që megjithë këtë periudhë, edhe pse kemi bërë shumë përpjekje, për të ndryshuar sistemin e pronësisë, kanë hasur me situata dhe procese absurde, deri në dhimbje. E vërteta e parë është se ne nuk kemi arritur edhe pse e kemi pasur një kohë të gjatë në dispozicion, që ta transformojmë Kadastrën në atë që ajo është në të vërtetë. Kadastra është banka, si banka qendrore, është bankë e nivelit të dytë ku mbahen kursimet e qytetarëve dhe ku garantohet ndërveprimet e tyre. Si çdo bankë, Kadastra nuk është fole për qoka, për gjithë farë lloj njerëzish që nuk kanë asnjë lidhje me atë punë”-shtoi ai.

Ora 11:49
Rama: Pres dorëheqje masive në Kadastër! Punonjësit duhet të jenë bankierë jo banakierë

 

Kreu i ekzekutivit, Edi Rama tha se pret dorëheqje masive nga Kadastra pas reformës që do të kthejë online të gjitha shërbimet e këtij institucioni. Ai bëri thirrje që drejtuesit e institucionit të mos bëjnë asnjë ndërhyrje për askënd pavarësisht kontributit të dhënë në zgjedhje të caktuara.

“Pres dorëheqje masive nga Kadastra dhe nga ana tjetër drejtorja e ka shumë të qartë. E para punonjësi e kësaj banke duhet të jenë bankierë, jo banakierë prandaj do iu lutesha shumë mos të bëni më asnjë ndërhyrje për askënd. Se ky na ka sjellë aq vota, e ai na ka sjellë triumfin, se na duhet për të marrë fitoren”-tha kreu i qeverisë.

Ora 11:39
Reforma në Kadastër, Rama: Do të ketë rritje të konsiderueshme të pagave për punonjësit

 

Duke folur për reformën në Kadastër, kreu i ekzekutivit Edi Rama tha se do të ketë rritje të konsiderueshme të pagave për punonjësit ndërsa bëri thirrje që profesionistët e fushave që kërkohen nga institucioni të aplikojnë në vendet e punës që janë të lira. 

“Rritja e pagave të Kadastrës do jetë shumë e konsiderueshme sepse punonjësit duhet të paguhen nga shteti dhe jo nga qytetarët. Për këtë kemi diskutuar. Përfitoj nga rasti t’u bëj apel atyre që janë profesionistë në ato profesione që Kadastra i kërkon”- tha Rama.

Ora 11:37
Rama u thotë në sy, ministrave, deputetëve  e kryebashkiakëve: Ju keni penguar punën në Kadastër, e keni kthyer në fole qokash

 

Kryeministri Edi Rama ua ka thënë në sy sot ministrave, deputetëve dhe kryebashkiakëve se ata kanë penguar punën dhe transformimin e Kadastrës, duke e kthyer në një fole qokash.

“Kadastra është bankë, është njësoj si banka qendrore e Shqipërisë njësoj si një bankë e nivelit të dytë ku mbahen kursimet e qytetarëve, ku garantohen ndërveprimet e tyre me paranë dhe si çdo bankë kadastra nuk është një fole për qoka, për të gjithfarë lloj njerëzish që nuk kanë asnjë lidhje me atë. Kadastra është penguar në mënyrë të vazhdueshme nga ju, deputetët, ministra, kryetarë bashkisë. Për të vazhduar më tutje me të gjithë ata që kanë sado pak pushtet, që i kanë dhënë vetes të drejtën të interferojnë me kadastrën për të gjitha llojet e nevojave, që nga influenca për emërimet e drejtuesve të kadastrës, influencë deri në imponim, tek influenca për punonjës në Kadastër deri në imponim, tek influenca për mbështetje për njërin apo tjetrin deri në imponim, duke e penguar kadastrën që të bëhet ajo që duhet të jetë. Banka e sigurt e pronës së patundshme të pronës së shqiptarëve”, tha Rama.

Ora 11:37
Rama u thotë ujqërve rreth e rrotull kadastrës së Vlorës të ikin: Kompjuteri s'do tia dijë për deputetë e banditë

Duke u ndalur tek Kadastra e Vlorës, duke kujtuar se 9 drejtora kanë dhënë dorëheqjen, Rama kishte dhe një paralajmërim.

“Nëntë drejtorë kadastre janë ndërruar në Vlorë, deri ditën kur unë i numërova pastaj hoqa dorë nga numërimi. Njëri më problem se tjetri. Lajmi im për të gjithë ata që i rrinë rrotull kadastrës së Vlorës si ujqit një preje, është, ikni se nuk ka më kadastër për ju.

Askush aty brenda nuk ju ndihmon më, se aty brenda ne PC do shfaqet Saranda, Durrësi, Tropoja, por Vlora asnjëherë. Po e përsëris, nuk e di sa ju e ndjeni ca ndjej unë kur them këto fjalë. Jemi të gjithë këtu përgjegjësit kryesor për këtë situatë, po fus edhe veten time meqë në këtë rast ka qenë rasti më evident ku kam evidentuar se s’ka pushte njeriu që mudn ta bëjë punën që bën digjitalizimi. Pc që s’ka nevojë as për nuse, as për krushq, parti as për shoqëri, që s’do dijë as kush është deputet, e bandit. Por thjesht bën punën" tha Rama.

Kreu i ekzekutivit, Edi Rama tha se pret dorëheqje masive nga Kadastra pas reformës që do të kthejë online të gjitha shërbimet e këtij institucioni. Më tej ai shtoi se do të ketë edhe rritje të konsiderueshme të pagave për punonjësit e Kadastrës dhe ftoi të gjithë profesionistët të aplikojnë për vendet e lira.

Ora 11:31
Rama: Nga e hëna, Kadastra kthehet në 'makineri digjitale'! Qytetarët mos të shkojnë më në zyra, nuk i pret askush

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se duke filluar nga e hëna e 3 korrikut Kadastra do të kthehet në ‘makineri digjitale’. Ai u bëri thirrje që të gjithë qytetarët mos të paraqiten fizikisht në zyrat e institucionit pasi nuk do të kenë askënd që mund t’ju ofrojë zgjidhje.

Duke marrë shembull, Rama tha se një punonjësi të Kadastrës, do të veprojë në bazë të algoritmit të sistemit dhe të rasteve që do t’i vijjnë për t’u trajtuar nga rrethe të ndryshme të vendit.

“Nga e hëna e 3 korrikut, kadastra do jetë makineri digjitale. Punonjësit aty brenda një pjesë e të cilëve kanë kërkuar të largohen se nuk kanë mundësi të bëjnë gjë tjetër se punën e kanë vetëm para kompjuterit, nuk kanë gjë në dorë. Nga e hëna 3 korrik punonjësi i kadastrës në Shkodër do ketë para në kompjuter si t’ja nxjerrë algoritmi rastin e një prone në Delvinë. Qytetarëve u bëj thirrje të mos shkojnë më në Kadastër se nuk i pret më askush. Kadastra është një dritare përmes e-Albania. Aty bëhen aplikimet, aty merren përgjigjiet, aty vjen dokumenti me nënshkrimin elektronik i patjetërsueshëm”-tha Rama.

Ora 11:28
Rama: Nuk e kemi transformuar dot Kadastrën, nuk e ndryshuam dot sistemin e marrjes së titullit të pronësisë

 

Kryeministri Edi Rama po prezanton reformën për Kadastrën. Rama tha se nuk kanë mundur ta transformojnë Kadastrën ndonëse kanë pasur shumë kohë. Kreu i qeverisë thekson se kanë bërë shumë përpjekje për ta ndryshuar sistemin e marrjes së titullit të pronësisë, por ende nuk ka pasur rezultat.

“Arsyeja pse dëshirova ta bëjë këtë takim të hapur duke ftuar disa ministra, deputetë, kryetarë bashkisë është për të thënë disa të vërteta të rëndësishme të cilat janë të vërtetat e shumë njerëzve që në gjithë këtë periudhë, edhe pse kemi bërë shumë përpjekje për ta ndryshuar sistemin e marrjes së titullit të pronësisë, kanë hasur me situata dhe procese absurde deri në dhimbje. E vërteta e parë është se ne nuk kemi arritur edhe pse e kemi pasur një kohë të gjatë në dispozicion që ta transformojmë Kadastrën në atë që është në të vërtetë”, tha Rama.

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mergimtari: 01/07/2023 08:33

    Pas 10-vitesh ne pushtet,kur jane tjetersuar gjithe pronat dhe ish pronaret kane mbetur me gisht ne b...e behet dicidalizimi kadastrave.Ky veprim eshte duke mbyllur kapitulln per garantimin e grabitjeve te bera.Nga momenti qe u fshin te gjitha zyrat e rikthimit te pronave neper rrethe dhe u lane vetem zyrat e Aluizmit (legalizimi i pronave te grabitura),tani ka ardhur rradha e mbylljes dhe ligjerimit te grabitjes masive te kryer.Ne keto 33-vite grabitja filloj me Berishen,qe "kundershton"sot dhe perfundon me vulosjen e sotme te "Dicidalizimit".

    Përgjigju
  • Iris: 01/07/2023 02:19

    Nje veprim tragjiko-komik nga ana e Rames dhe nje reagim akoma me absurd nga shkaktari i rremujes e vjedhjes ne prona e korrupsionit ne kadastra,Berishes.Z.Rama,qellimi eshte i mire,sepse deshe te luftosh koorupsionin,etj,por duke dashur te vesh vetulla nxorre syte.Shpejt ke per te kuptuar se konfuzioni e rremuja e pronave nuk zgjidhet me nje pergjigje te thate makine robot,si kompjuterat.

    Përgjigju
  • Mala: 30/06/2023 23:23

    Po si nuk te rrin ajo goje pa llap o z.Sali.Me e ditur ti se sa i besdishem je ba,dhe me te pas mbet pak mend ne koke,largohesh nga politikA.Tere jeten ke qene e ke mbetur nje ngatrrestar profesionist,zemerzi,shpifes e plot vese te tjera.Shko e pusho,lutu allahut qe te fali krimet qe ke kry , megjithese e ke te veshtire t'i shpetosh ferrit.

    Përgjigju
  • Angelo: 30/06/2023 23:08

    Qe u bene digital, bukuri, bravo. Por qe po mbyll sportelet e ke gabim. Accessi online nuk eshte i mundur per te gjithe, per shume arsye. Plus jo te gjithe jane te afte te perdorin internetin per keto hjera. Mos haroni se keni mijra pensioniste e brez te trete qe nuk e ngasin dot. Dhe pak humor, nuk eshte facebook zyra e kadastres ku ska gjysh pa adrese.

    Përgjigju
  • HASAN cami: 30/06/2023 22:26

    Ervin.ardi nuries eshte letyra e PS ne Vlor njihet si cer i Shpetim Mukes dhe me von i Lulit te xhamllekut kurse Pullum Petriti ushtar i Artur Shehut sa per sqarim dhe per lexusit

    Përgjigju
    • Toni: 01/07/2023 10:26

      O Hasan Ardi i ka ngjare mamas ca pret me erdhi koha per ta

  • Shaip: 30/06/2023 20:57

    Tash qe ka I kane zhdukur tere pronat e skane lene gje pa vjedhur po ven ne rregull sistemin. Kesaj I thojne me vu rregull qe mos te ju vjedhin kush pronat qe keni vjedhur .

    Përgjigju
  • Labi: 30/06/2023 18:40

    Ne Vlore ska ujqer, ka vetem peshkaqene!

    Përgjigju
  • ani: 30/06/2023 18:16

    Meru pak edhe me Agjensine e Trajtimit te Kredive se i ka dal pronari ka ja 7-8 vjet! E kan kthy ne privat! Pa shife njeher se ka perla boll!

    Përgjigju
  • Ermal: 30/06/2023 17:06

    Tani meru me doganen KM se e ke hani berdysh me militante qe duan vetem te vjedhin.Eshte e mundshme qe te riten te pakten me 50% te ardhurat te shkojne ne xhepat e shtetit jo te hajduteve

    Përgjigju
  • Koli: 30/06/2023 16:44

    13 vjet nuk e rregullove kadastren! Rregulluat punet per vete dhe tani lini popullin ne balte! Per pronat e vjedhura nga xhillari e shoke ku jeni vete aksjoner dhe ate te balfin e trebickes e kush e di kush investitor strategjik i qeverise kane dhene doreheqjen nga vlora kaq e kaq staf se nuk hane presjon! Doni ti kaloni nen dore rani mos bini ne sy! Shtet i kapur nga Vllahia!

    Përgjigju
  • sadushe: 30/06/2023 15:59

    Laj i mire zoti kryeminister, por i vonuar. Tani ka marre fund çdo prone. Punonjesit e hipotekave jane bere milionere, me fal miliardere. Ky vendim nuk ka vlere fare, veçse sorollatje per qytetaret. Beju nje veting punonjesve dhe bindesh per kete. Nuk ka impakt pozitiv, pronat u grabiten u vofhen u dogjen. U be baterdi sidomos keto 15 vjet, oligarket e vodhen deri ne fund çdo centimeter toke ne jug e veri. Zoti marrte hak ZOTI KRYEMINISTER.

    Përgjigju
  • Ervin Pjero: 30/06/2023 15:46

    Tani do ta dhjesesh fare.ja iku Pullumb Petriti apo Ardi Nuries nga dera e Hipotekes te Vlores e albania do jete zgjidhja e prones.Kaos do krijoj ketu do jemi

    Përgjigju
  • Labi i dëshpëruar: 30/06/2023 15:46

    Mirë që i di se rreth Hipotekës së Vlorës ka ujqër,,Po pse nuk i ndjek penalisht kur të gjithë qytetarët ankohen?? Pse nuk i heq nga puna kur nuk bëjnë punën ? Bëj një Veting për punonjësit e Hipotekës dhe shiko sa apartamente ka më i varfëri? Po Zyra e Ankesave pse nuk përgjigjet ,?? O Sulltan lëri faljet fallco dhe hipokrite sepse ti e ke lejuar këtë llumë ,,,Tani në Hipotekë Vlorë duhet ti heqësh të gjithë nga fshesaxhiu tek Drejtori i 9 të.

    Përgjigju
  • Ermir Nafe: 30/06/2023 14:53

    Nqs gjendja ne Kadaster ka qene skandaloze, qe kur kane kaluar sherbimet online jeta e qytetareve eshte bere ferr. Teorikisht sherbimet online jane gje shume pozitive. Por si cdo gje ne kete vend arrime te permbysim cdo gje. Do zoti i shes te gjitha e zdukem nje here e mire nga ky vend. Ta mbani me shendet ju rilindasit. E gezofshi

    Përgjigju
    • Lushka: 30/06/2023 15:51

      Nuk je me i kir se te tjeret thjehst ke nje sy me shum se qorrat ne qarkullim i rrit rrogat me 10% edhe takson 15%. Je nje jashqitje e ketij sistemi qe na ka masakruar nje ordiner ne krye te vendit qe po na e merr shpirtin pak nga pak pa e kuptuar ai para ardhesi yt ishte mizerabel ti je extrem. Na del e na flet per morale e qoka qe ti ske len qoke pa marre ne bashkine e tiranes. Po kur ska burra ketu se kan veshur fustane ske faj ti e te tjere ne sallen e patalmentit.

  • elton: 30/06/2023 14:40

    sa per info adresa e akshi per ankesa ne lidhje me ceshtjet e dokumentave te pronesise nuk punon te kthehet emaili mbrapsht ,sportele po ska qe nga tre korriku ,cfare dreqin duhet te bejme ne qe jetojme jashte vendit psh ?????

    Përgjigju
  • erion: 30/06/2023 14:31

    dakord po spo na pergjigjen or mik ,kam aplikuar qe ne date 3 qershor per nje dokument dhe akoma asgje pagesa e kryer ne bane gjithashtu per sherbimin etj etj kam derguar email edhe tek ASHK ...asgje asgje asgje ,sportele po ska ,ku dreqin duhet te shkojme qe te marrim nje pergjgije ,ne hene ?

    Përgjigju
  • Ina: 30/06/2023 14:19

    Cdo dokument qytetaret po e marin ne kohe reale pa patur nevoje te presin ne rradha te gjata.Bravo qeverise

    Përgjigju
    • mirko: 30/06/2023 15:03

      o patronazhiste ,provo te marresh ndonje dokument pronesie qe ta kuptosh ,po ku keni shtylle kurrizore ju aman ...

    • Tiku: 30/06/2023 14:44

      Ina ,,nuk te takon byreku me 2 komente ..vazhdo shkruaj ... po si nuk ke turp qe lepihesh keshtu . Une i majt jam por i neveris njerzit qe lepihen ne kete menyre.

  • Ar Tase: 30/06/2023 14:18

    Po mbas 11 vjet ne qeveri Km me duket se je ti per tu mbyllur 11 deshtime dhe fukarallik ke sjell, Hipoteka eshte shembelltyra punes te nde kto 11 Vjet

    Përgjigju
  • Klea: 30/06/2023 14:18

    Bravo kryeminister per kete vendim qe ke mare.Nje lehtesim per te gjithe qytetaret

    Përgjigju
  • besa: 30/06/2023 14:14

    vendim i drejte ku cdokush tashme aplikon online per te marre dokumentin qe i duhet

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 30/06/2023 13:26

    Bravo kryeminister! Vertete skemi pare gje akoma-siç ke thene o njish. Diten e Pavaresise se Amerikes qe koincidon me datlindjen tende i ke bere popullit dhuraten me te padegjuar qe do te mbetet gjate ne kujtesen kombetare. Sna mbetet gje tjeter veç te te urojme njezeri e njeherit:Dh*efsh gjak per 59 vjetorin e lindjes!

    Përgjigju
  • odiooo: 30/06/2023 13:18

    BOTOX GJITHEANDEJ !

    Përgjigju
  • Xhemoli: 30/06/2023 12:47

    Kadastra e Tiranës esheshte e mbushtrisë me TRAFIKANTE DROGE dhe qenies njerëzore. I lumte Rilindjes!

    Përgjigju
  • Per SPAKUN: 30/06/2023 12:47

    KORRUPSIONI ME I MADH ESHT BER KUR KA KALUAR RAFINERIA E BALLSHIT TEK PRIVATI NGA HAJDUTET E LSI. VERIFIKOJE EDHE DO E SHIKOSH QE ATA QE KAN FIRMOSUR JANE PER BURG. SPAKU SPAKU SPAKU ZGJOHUNI SE KANE ABUZUAR ME PASURINE E NJE KRAHINE NDAJ IKU EDHE PER SKRAP.PUNONJESIT AKOMA SKAN MARR PAGESEN E GJYQEVE PER KTA MOSTRAT E LSI QE U PASURUAN BRENDA DITES. BURG

    Përgjigju
  • Profesori: 30/06/2023 12:39

    Genjen. Ujku me i madh ne Kadastren e Vlores eshte KM!

    Përgjigju
  • Arber: 30/06/2023 12:32

    Institucioni me i korruptuar dhe me i pa afte . Asnje pune nuik bejne si duhet ,edhe kur nuk kane nga tia mbajne se gjithshka eshte e rregullt , pergjigjia vjen gjysma gjysma , vjen Kartela e pasurise nuk vjen Certfikata .Dergojne pergjigje tjeter per tjeter qe nuk ka lidhje fare me ty. Domethene ose aty punojne idiotetet dhe ne taksapaguesit paguajme debilat shumengjyresh , ose ata jane te gjithe te korruptuar nga drejtorat tek shefat e me radhe . Sepse deri sa nuk i kontrollon askush e bejne si dua ata jane te gjithe njelloj.

    Përgjigju
  • Gani: 30/06/2023 12:26

    G E NJ E N !

    Përgjigju
  • minushe: 30/06/2023 11:46

    kadastra institucioni me i korruptuar ne shqiperi! sa here kam shkruar ne e albania dhe po punonjesit e ketij institucioni pergjigjen por nga e albania. Nuk japin zgjidhje ata, vetem per miqte e tyre dhe kur marrin leke

    Përgjigju
  • Bobi: 30/06/2023 11:41

    Mire thua o Zoti Kryeminister, por ka 4-5 muaj qe kemi aplikuar ne e-albania per vertetime te thjeshta qe kemi apo s’kemi objekte ne legalizim sepse kerkohen per ti pasur si dokumentacione dhe nuk kemi asnje lloj pergjigje. Zonja Bici mund te beje kala prej rere por qytetarëve ju nevoiten sherbimet. Kur nuk kthen pergjigjet per vertetimet e thjeshta, cfare pergjigje pres per pronat………!!!!!!!!

    Përgjigju
    • Fad: 30/06/2023 12:18

      Tani e shkaterrove komplet hipoteken. Ne vend qe te rregullonit hartat kadastrale se jan per turp kur i krahason me ortofotot, sepse mbeten pronaret duke kerkuar komshijt per deklerat kufitare dhe ca vin ca nuk vin shkon e ben nje budallallek qe nuk ka per tu ber kurr. Mos kujtoni se ne hipotek ne rolin e ing gjeodet apo juristit e bon çdo njeri po nuk pate pervoj pune. E keni mbush hipoteken me gjasem topograf qe se kan haberin fare te hartave pasi nuk jane me shkoll perkatese duke filluar me agronom, veterinier etj. Ke mbi 30 % te zonave kadastrale te pa regjistruar dhe pronaret nuk marin dot tapit ju nxirni kumbulla gjasem reform. Nuk e di nuk e di çfare pp boni por keni hallin e tendrave qe ti shkoj mbare Beqos dhe asaj te akshit qe i kan mbushir thaset me eiro jo cantat por thaset.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla