100 familje përfitojnë nga kreditë e buta, përcaktohen kategoritë prioritare

Lezhë -100 familja të pastreha në Bashkinë Lezhë do të përfitojnë kredi të buta, ku prioritet kanë çiftet e reja, familjet e komunitetit rom dhe egjiptian, gra kryefamiljare, gra të dhunuara, por edhe familje të tjera që nuk bëjnë pjesë te këto grupe. Miratimi i kredive të buta u bë gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ku u vendos edhe ngritja e komisionit të strehimit si dhe sistemi i pikëzimit për programet sociale të strehimit. Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë, Oljana Moriseni e cilësoi një lajm shumë të mirë për familjet e shtresës së mesme që dëshirojnë të përfitojnë nga programet e strehimit që ofron bashkia.

"Lajm shumë i mirë, është në përgjithësi për familjet më shtresë të mesme që kanë një të ardhur financiare të referuar sipas udhëzimit të ministrisë, ku prioritet kanë gratë kryefamiljare, ata që s'kanë pasur në pronësi asnjë shtëpi. Kjo është një formë supertuese për ato familje që duan të bëhen pjesë e një ndër 6 programeve për strehimin", tha Morsini .

Kreditë e buta do të subvencionohen nga Ministria e Financave, ndërsa aplikimet për to nisin nga data 3 shkurt deri më 28 shkurt, ku të gjitha kategoritë përfituese nga programi i strehimit mund të dorëzojnë dokumentacionin përkatës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda