Tifozët anglezët pushtojnë Madrid-in. Kur duhen pak më shumë se 24 orë nga finalja e madhe e Champions League mes Tottenham e Liverpool mediat raportojnë se rreth 100 mijë tifozë të ekipeve janë në Madrid dhe vizitojnë stadiumin “Wanda Metropolitano” aty ku do luhet edhe ndeshja.
Tifozëritë janë në pritje të një fundjave të paharrueshme pasi rikthehet një finale e gjitha angleze në Champions pas 11 vitesh. Tifozeritë e të dyja ekipeve kanë pushtuar baret e restorantet e Madrid-it dhe po shijojnë temperaturat e larta deri në 32 gradë që nuk i gjejnë dot në vendin e tyre.
Ajo që ndodh në të tilla raste ku kërkesa për bileta është shumë e madhe edhe këtë vit ka mijëra tifozë që ende nuk e kanë siguruar një biletë për të qënë të pranishëm në stadium.
Shfaqet tregu i zi pasi ka jashtëzakonisht shumë kërkesa për bileta madje ka tifozë që janë të gatshëm të paguajnë deri në 10 mijë sterlina vetëm për një biletë. Në aspektin futbollistik Tottenham e Liverpool janë gati për të dhuruar një mbrëmje të madhe futbolli./Përgatiti Andi Kapxhiu