100 mijë $ për një teke wiski. Një shishe ‘Macallan Fine and Rare’ shitet për 1,9 milionë $

100 mijë $ për një teke wiski. Një shishe ‘Macallan Fine and Rare’ shitet për 1,9 milionë $

Një shishe “Macallan Fine and Rare” theu rekordin botëror si uiski më i shtrenjtë në botë, kur u shit për 1,9 milionë dollarë, në shtëpinë e ankandeve “Sotheby” në Londër.

Çfarë do të bënit po të kishit 100 mijë dollarë? Do të blinit një Porsche 911 Carrera të vitit 2020, apo do të blinit një teke uiski?

Nuk është një uiski çfarëdo. Një shishe “Macallan Fine and Rare” theu rekordin botëror si uiski më i shtrenjtë në botë, kur u shit për 1,9 milionë dollarë, në shtëpinë e ankandeve “Sotheby” në Londër.

Vetë “Sotheby” tha se priste që shishja të shitej për maksimumi 500 mijë dollarë, por çmimi i tejkaloi parashikimet. Praktikisht, një teke kushton 100 mijë dollarë, 3 mijë më shumë se sa makina Porsche.

Ajo që e bën shishen kaq të shtrenjtë është fakti që uiski është pjesë e një serie të kufizuar, të distiluar në vitin 1926 dhe të futur në shishe vetëm pas 60 vitesh, në vitin 1986. Sipas “Macallan”, në botë ka vetëm 40 shishe të tilla.

 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit