Ndizet merkato e verës. N'golo Kante ka rënë dakord dhe ka kaluar testet mjekësore me skuadrën kampione të Arabisë Saudite, Al Ittihad. Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano bën me dije se kontrata që është rënë dakord është dy vjeçare me një pagë prej 100 milionë eurosh në sezon.
Mesfushori francez në fundin e këtij muaji mbyll gjithçka me Chelsea dhe pas pesë vitesh do largohet nga Londra me gjashtë trofe të fituar. 32-vjeçari ia ka lënë të drejtën e imazhit dhe çdo marrëveshje për reklamat klubit të ri, teksa pritet që të bashkohet muajin që vjen me Benzema-në, ish-kapitenin e Real Madrid që u prezantua me kampionët e Arabisë Saudite.
Pas firmës me Cristiano Ronaldon nga Al Nassr, tanimë janë klubet e tjera që po ofrojnë paga të majme në Arabinë Saudite, duke joshur futbollistët më të mirë në botë.
N’Golo Kanté to Al Ittihad, here we go! ????⚫️???????? #CFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 7, 2023
◉ Medical tests completed in London.
◉ 2 year deal with an option for further season.
◉ €100m per season salary — figure includes image rights, commercial deals and ‘creative’ portfolio. pic.twitter.com/aHflFM9VMI