100 personalitete të kulturës nga
Evropa do të takohen në Prishtinë

100 personalitete të kulturës nga<br />Evropa do të takohen në Prishtinë
Rreth 100 personalitete të kulturës nga Evropa do të takohen në Prishtinë, nga data 3 deri me 5 tetor 2014, për të marrë pjesë në sesionin e 13-të të Parlamentit Kulturor Evropian (ECP).

Mbajtja e sesionit të 13-të të ECP-së në Prishtinë realizohet me iniciativën e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, si dhe në bazë të memorandumit të nënshkruar për organizimin e kësaj ngjarje të rëndësishme kulturore ndërmjet MKRS-së dhe ECP-së.

MKRS këtë aktivitet e organizon në bashkëpunim me Këshillin Britanik në Kosovë. Përveç artistëve dhe aktivistëve kulturorë nga Evropa, në panelet dhe aktivitetet që do të mbahen në këtë sesion, me ftesë të MKRS-së do të marrin pjesë edhe rreth 30 artistë të ndryshëm nga Kosova.

Këshilli Britanik dhe MKRS kanë bërë të gjitha përgatitjet për këtë ngjarje, duke përfshirë edhe agjendën e plotë të sesionit. Detajet e tjera të këtij sesioni do t’i bëjnë të ditura në ditët në vazhdim.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm (2 tetor 2014) të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print 

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital