Të jesh sportist në ditët e sotme nuk do të thotë të kesh vetëm një profesion, por edhe të jesh shumë i pasur. Këtë e tregon qartë lista e përgatitur nga revista “Forbes” ku 100 sportistët më të paguar të 2018 kanë grumbulluar në total 3.8 miliardë dollarë.
Në vendin e parë është ai që thirret me pseudonimin “money”, boksieri Floyd Maywether, që këtë vit arritit të shtonte në bankë 285 milionë dollarë. 275 për shkak të fitoreve dhe rrogës, ndërsa 10 milionët e tjerë si pasojë e sponsorizimeve. Amerikani këtë shumë monstruoze, 275 mln dollarë, e fitoi vetëm me ndeshjen e zhvilluar në gusht kundër Maywather. Ky është viti i katërt në 7 të tillë që 41-vjeçari shpallet si sportisti më i paguar në botë.
Vendi i dytë vjen nga fusha e futbollit dhe çuditërisht është Lionel Messi dhe jo Cristiano Ronaldo, i cili renditet I treti. “Ylli” argjentinas këtë vit ka fituar 111 mln dollarë, 84 falë pagës dhe bonuseve, ndërsa 27 të tjerë falë sponsorizimeve. Ndërkohë portugezi i Juventusit gjatë 2018 ka akumuluar 108 mln dollarë, 61 nga paga dhe bonuset, ndërsa 47 nga sponsorizimet.
Vendi i parë jashtë podiumit i takon Conor Mcgregor me 99 mln dollarë, ndërsa Neymar renditet i pesti me 90 mln dollarë.
Edhe pse nuk ka asnjë përfaqësues në 5 vendet e para, basketbolli amerikan përfaqësohet me 40 sportistë si më të paguarit. Ndërkohë që 65 nga 100 sportistët më të paguar janë shtetas amerikanë.