100 të rinj zviceranë këndojnë
shqip këngën "Po vijnë krushqit"

100 të rinj zviceranë këndojnë<br />shqip këngën "Po vijnë krushqit"
Tre kore të rinjsh, “Vocale+Cantat+iVox”, të tre pjesë e Akademisë së muzikës të Bazelit janë bërë bashkë dhe, nën dirigjimin e Susanne Würmli-Kollhopp, kanë interpretuar një numër këngësh popullore të popujve të ndryshëm.

Në mesin këngëve tjera të zgjedhura ka qenë edhe kënga e njohur nga tradita shqiptare “Po vijnë krushqit”.

Është impresionuese të dëgjohet se si mbi 100 të rinj zviceranë këndojnë në mënyrë të saktë dhe me nivel artistik këtë këngë kaq të njohur tonën.

Ndërsa bie në sy se pjesët instrumentale në mes të këngës “Po vijnë krushqit” janë marrë nga kënga e njohur serbe “Ajde Jano”.

Marrë nga Indeks online
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Holanda i jep leje Ukrainës t’i përdorë F16-shat në territorin rus

Holanda i jep leje Ukrainës t’i përdorë F16-shat në territorin rus