Protestuesit pretendojnë se kisha nuk ka lejuar që të kryhet ceremonia e përshpirtjes së At Stath Melanit me rastin e 100 vjetorit të vrasjes së tij. Protestuesit mbanin në duar parruga kundër kishës dhe Greqisë ndërsa ju bënë thirrje të gjithë shqiptarët e atdhetarët të marrin pjesë në këtë tubim!
At Stathi Melani ishte një prift ortodoks shqiptar, pjesëmarrës i Kongresit të Manastirit, i cili vendimet e marra në kongres për përhapje e gjuhës shqipe i zbatonte në fshatrat e Shqipërisë së jugut. Për veprimtarinë e tij patriotike ai u përndoq dhe u vra në mënyrë barbare më 24 dhjetor 1917 nga një bandë greke.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO







