100 vjet Shqipëria në faqet e para të gazetave

100 vjet Shqipëria në faqet e para të gazetave
Remzi Lani ka hartuar dhe konceptuar albumin "Faqja e parë. Ngjarjet kryesore historike (1912-2012)" në bashkëpunim me bibliografin Maksim Gjinaj, fotografin Zaim Elezi, dhe dizenjuesin Bujar Karoshi, botuar nga Instituti i Medas dhe Komunikimit, Tiranë. Redaktori i këtij albumi, Remzi Lani, me modesti e ka konsideruar "thjesht një antologji të disa faqeve të para të nesërmen e ngjarjeve historike", por ky album ka ngjallur dje një interes të madh, përfshi edhe debate mes drejtuesve dhe analistëve të medias. Remzi Lani e ka nisur faqen e parë, me të parën faqe të gazetës "Zër'i popullit" (The "Peoples Voice" e botuar në Nju Jork me drejtor Kristo Floqin. Në numrin 7 të vitit I të botimit të kësaj "të përjavshmeje kombëtare, politike, letrare", të shkruar në gjuhën shqip dhe në anglisht, më 17 dhjetor 1912, është botuar lajmi "Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë".

Ajo që të bën përshtypje është se shfaqet flamuri i pavarësisë me shqiponjën dykrerëshe dhe Poezia "Flamuri ynë" poshtë. Pas kësaj albumi vijon me faqen e parë të po kësja gazete, në 24 dhjetor 1912, e njëjta gazetë jep lajmin se "Shqipëria i njojt shtet më vete". Dhe po në faqe të parë është botuar edhe fotografia me diçiturën "Ismail Qemal Beu. Kryeministri i Guvernës Shqiptare". Edhe pse albumi është hartuar në formën e një ekspozite fotografike, ai të lë mbresa për sistemimin e renditjes së ngjarjeve historike në 100 vjet shtet shqiptar, dhe për gjurmët që kanë lënë këto ngjarje në faqet e para të gazetave. Promovimi i këtij albumi u bë në një mjedis shoqëror me gazetarët, botuesit dhe editorialistë e njohur, të cilët diskutuan dhe sollën në vëmendje mesazhet që sjell kjo pasqyrë mediatike 100-vjeçare, ku pati një dialog të hapur për mbijetesën e mediave dhe varësinë e tyre nga politika. Për albumin kanë dhënë vlerësime të konsiderueshme Arben Muka, Dhurata Shehri, Hamit Boriçi, Brizeida Mema, Shaban MUrati, Besnik Mustafaj, Anila Basha, Andrea Stefani, etj.

Vetë albumi nga mënyra si është konceptuar ka qenë shumë provokues, gjë që ka ngjallur debatin e polarizimit të mediave dhe ideologjizimit, sindromë që i ka prekur në vite dhe i prek mediat edhe sot. Autori kryesor i këtij albumi, Remzi Lani, thotë se ideja fillestare "ishte për të parë historinë e shtypit në këtë 100-vjetor, por vetvetiu ky album del nga konteksti i tij, sepse është një histori e gjatë e shtypit dhe ka vend për të parë se çfarë kemi bërë e nuk kemi bërë, duke vënë re sesi kanë ardhur në dritën e botimit faqet e para nëpërmjet gazetarëve shqiptarë. Por, siç tha dje Lani për "Shqiptarja.com" një konkluzion definitiv është më se i qartë që "Gazetarët shqiptarë janë besnikë të realitetit historik, por kanë qenë të politizuar dhe të kuptosh historinë shqiptare duhet të shfletosh dy apo tre gazeta për të reflektuar në të vërtetën historike të një dite më pas".

Studiuesja Dhurata Shehri ka përgëzuar për gjeografinë e përfshirjes që sipas saj është një gjuhë e qartë që jep edhe refleksione shumë më të qarta në ngjarjet historike. Briseida Mema e ka quajtur këtë album si një mënyrë të bukur leximi mes rreshtave të historisë dhe ka folur për vlerat e këtij botimi. Nuk kanë munguar edhe reflektime më të thella rreth këtij albumi siç është ai Besnik Mustafait që ka kujtuar audiencën dhe ka replikuar me analistin Andresa Stefani për ndikimet partiake mbi median. Disa nga të veçantat e pasqyruara të këtij albumi janë mënyra sesi është shkruar "hedhja e bombës në ambasadën sovjetike në vitin 1945", si e ka shkruar gazeta Bashkimi rënien e Murit të Berlinit apo si është shkruar zgjedhja e Sali Berishës President i vendit, etj. Disa shkrime janë vërtetë patetike, por prej kësaj Remzi Lani del në konkluzionin se "në Shqipëri shtypi demokrat determinoi nga faktorë të jashtëm më shumë, sesa prej një disidence të brendshme".

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com (print), 8 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ ‘Kuqezi në ajër’, surpriza e pilotëve dhe stjuardesave për udhëtarët në ditën e Pavarësisë

FOTOT/ ‘Kuqezi në ajër’, surpriza e pilotëve dhe stjuardesave për udhëtarët në ditën e Pavarësisë