Objekte të rralla të Musine Kokalarit, një byzylyk argjendi, një çarçaf i pajës së martesës, të cilën diktatura që e dënoi në burgje e kampe internimi ia mohoi përjetësisht.
Një kërkese që ajo u bënë familjarëve për t’i prerë një fustan.
Meqenëse s’e lejonte kush të shkonte tek rrobaqepësi. Musineja u dërgonte atyre një letër me përmasat e trupit të saj.
Janë në këtë ekspozitë shenjat e gjithë gishtave të dorës të marra nga seksionet e sigurimit te shtetit. Ka disa dokumente të sjella nga familjarët dhe objekte që tregojnë jetën dhe veprën e saj. Kjo diplomë e Universitetit që bëri në Itali, është shkëlqimi i saj.
Shkëlqim që ia nxiu diktatura pas arrestimit të saj në vitin 1946. Për të treguar më tepër kalvarin e vuajtjeve është edhe një kabllogram i dërguar nga ambasada amerikane për keqtrajtimin e saj, ku turmat e urdhëruara nga partia i shkulnin flokët duke e keqtrajtuar rëndë.
Një poster me të gjithë pseudonimet e spiunëve të sigurimit tregon se sa shumë vetë ka pasur kundër heroina Musine Kokalari, kjo disidentja e vendosur që nuk gjunjëzua kurrë nga diktatura.
[gallery]20985[/gallery]
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO