Në seancën plenare në Parlamentin Europian në Strasburg, të mbajtur në 28 qershor 2014, presidenti i PPE-së, Joseph Daul theksoi se Europa duket të shtrihet drejt vendeve të tjera që nuk janë bërë pjesë e unionit. Në fjalën e tij në seancën e posaçme plenare për 100 vjetorin e luftës së parë botërore, Daul theksoi se vendet e BE-së nuk duhet të dorëzohen përpara euroskepticizimit pasi kjo do të ishte një hap pas që do ta çonte kontinentin drejt luftës.

“Jam i sigurt se, nëse Europa do të dorëzohej ndaj populizmit dhe euroskepticizmit, do të kthehej pas në kohë, drejt kaosit dhe luftës në Europë”, ka thënë Joseph Daul, President i PPE-së në PE. Kësisoj edhe takimi në 28 gusht në Berlin mund të jetë edhe sinjali se I gjithë Ballkani do të jetë pjesë e BE-së.