BELGJIKË - Presidenti Nishani ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në Liezh me rastin e 100-vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore në ceremoninë përkujtimore me rastin e fillimit të Luftës së Parë Botërore në Liezh, njëqind vite pasi Britania e Madhe i shpalli luftë Gjermanisë, e cila sulmoi Belgjikën neutrale. Nishani i shoqëruar nga bashkëshortja Odeta Nishani ka marrë pjesë në ceremoninë e zhvilluar paraditen e sotme me ftesë të Mbretit Filip të Belgjikës.

Presidenti Nishani ne ceremonine perkujtimore

Gjatë kësaj ceremonie përkujtimore, në fund të së cilës u ekzekutuan edhe himnet e Evropës së Bashkuar dhe të Mbretërisë së Belgjikës, dhe pas saj, në Pallatin e Peshkopëve Princa, Presidenti Nishani pati rastin të takohet dhe të bisedojë me Mbretin Filip të Belgjikës, me Kryeministrin belg Elio Di Rupo, me krerë shtetesh dhe qeverish, me Guvernatorin e Provincës së Liezhit Michel Foret, me Presidentin e Komisionit Evropian José Manuel Barroso si dhe me personalitetet e tjera të larta të pranishme.

Presidenti Nishani ne ceremonine perkujtimore

Pas urimit të mirëseardhjes nga Mbreti Filip dhe Mbretëresha Matilda e Belgjikës në Bazën Ushtarake Saint Laurent, në Liezh, për Presidentin Nishani dhe Zonjën e Parë, Presidentin e Francës François Hollande, Presidentin e Gjermanisë Joachim Gauck, Dukën e Kembrixhit Princin William, Mbretin Felipe VI të Spanjës, Presidentët e Austrisë, Armenisë, Bullgarisë, Rumanisë, Serbisë, Malit të Zi, Irlandës, krerët e qeverive dhe autoritetet shtetërore e ushtarake, ceremonia vazhdoi me vendosjen e kurorës duke u respektuar edhe një minutë heshtje nga të pranishmit, të pasuar nga të shtëna topash për nder të miliona të rënëve në Luftën e Madhe, fjalimet e rastit, si dhe shfaqja e fëmijëve me temë “Lufta dhe Paqja”.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)