100-vjetori i Kongresit të Lushnjes/ Meta: Mesazh për reflektim e për të mbrojtur Kushtetutën

100-vjetori i Kongresit të Lushnjes/ Meta: Mesazh për reflektim e për të mbrojtur Kushtetutën

1579596882_kongresi.jpg

Presidenti Ilir Meta për 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjes ku filloi edhe parlamentarizimi i Shqipërisë, ka deklaruar se kjo është ngjarja më e madhe dhe historike për kombin tonë, pas shpalljes së Pavarësisë.

Meta ndër të tjera ka shtuar se tashmë vendimet e Kuvendit duhet të jenë mesazhe për reflektim për të ecur në rrugën e Kongresit si dhe për të mbrojtur Kushtetutën.

"Kongresi i Lushnjës, 100-vjetorin e të cilit festojmë sot, është ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë tonë kombëtare, pas shpalljes së Pavarësisë në 28 nëntor 1912 në Vlorë. Kongresi i Lushnjës rithemeloi shtetin e pavarur, riformatoi institucionet shtetërore dhe vetëqeverisëse të tij, krijoi Kushtetutën e parë të vendit, zgjodhi të parën trupë legjislative mbi baza pluraliste, dhe shprehu vendosmërinë e të gjithë shqiptarëve për të mbrojtur pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë. 100 vjet më vonë, vendimet e këtij Kuvendi Kombëtar janë mesazhe për reflektim, për të ecur në rrugën që hapi ky Kongres, për të mbrojtur Kushtetutën dhe pluralizmin, integritetin e institucioneve shtetërore e në mënyrë të veçantë për të mbrojtur vlerat reale dhe pluraliste demokratike të parlamentarizmit shqiptar. Koha i thirri burrat e shquar atdhetarë shqiptarë me bindje të ndryshme politike në vitin 1920 për t'i vënë mendjen dhe energjitë e tyre në shërbim të kombit e për të shpëtuar Shqipërinë. Nderimi për ta e për veprën e tyre është sot obligim, por edhe një detyrë që në emër të idealeve që frymëzuan ata, të ecet drejt për ta bërë atdheun tonë një vend të qëndrueshëm dhe frymëzues për brezat e rinj, që të ndërtojnë të ardhmen e tyre, në një Shqipëri demokratike dhe anëtare të Bashkimit Europian. " shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

Shqipëria 100-vjet parlamentarizëm/ Ruçi: Në Kongresin e Lushnjes nisi Konsolidimi i kombit, Meta: Mesazhe për reflektim (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë