Shqipëria 100-vjet parlamentarizëm/ Ruçi: Në Kongresin e Lushnjes nisi Konsolidimi i kombit, Meta: Mesazhe për reflektim (VIDEO)

Sot me 21 Janar 2020 parlamentizimi shqiptar mbush plotë një shekull.  Në kuadër të veprimtarive për kremtimin e 100 vjetorit të parlamentarizmit shqiptar është ripërpunuar dhe publikuar Kënga e Kongresit të Lushnjës. Ndërsa u zhvillua në Pallatin e Kongreseve Konferenca Shkencore kushtuar 100-vjetorit të themelimit të parlamentarizmit shqiptar.

Në këtë veprimtari, morën pjesë ish drejtues të Kuvendit, të grupeve parlamentare dhe të qeverive të Shqipërisë, deputetë dhe ish deputetë, anëtarë të kabinetit qeveritar, drejtues e përfaqësues të komuniteteve fetare, drejtues të  qeverisjes vendore dhe institucioneve kushtetuese, akademikë e historianë nga Shqipëria, Kosova e SHBA.

Parlamentarizmi në Shqipëri ka histori  të lidhur ngushtë me evolucionin e shtetit shqiptar. Gjatë kësaj periudhe ai ka pësuar ndryshime të vazhdueshme duke iu përgjigjur sistemeve të qeverisjes apo dinamikës së kohës. Ai tashmë ka krijuar përvojën e tij në mënyrën e organizimit dhe funksionimit, duke u kthyer në institucionin më të rëndësishëm të zhvillimit të jetës politike në vend. Kongresi i Lushnjes më 1920 krijoi Senatin, Parlamentin e parë shqiptar (më vonë Këshilli Kombëtar), si organ legjislativ.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi në fjalën e tij në këtë konferencë iu shprehu mirënjohje të gjithë parlamentarëve për kontributin në zhvillimin, përparimin e demokratizimin e Shqipërisë.
 
“Në përfundim të  Luftës së Parë Botëtore, tre nga gjashtë Fuqitë e Mëdha evropiane, vendosën të  ricoptonin Shqipërinë. Kombi shqiptar u ndodh në një nga udhëkryqet më të vështira të ekzistencës së tij. Kishte ardhur ora e rizgjimit, e mobilizimit të energjive për shpëtim kombëtar. Kësaj thirrjeje iu përgjegj pararoja e ndërgjegjes kombëtare, burrat prijës atdhetarë. Këta burra, në 21 janar 1920, u mblodhën në Kuvendin Kombëtar të Lushnjës dhe morrën vendime të mëdha historike për të mos lejuar copëtimin e mëtejshëm të trungut kombëtar. Ata përsosën dhe plotësuan vendimet e Kuvendit Kombëtar të Vlorës, ringritën institucionet përfaqësuese e qeverisëse të shtetit dhe u dërguan kancelarive evropiane dhe ShBA mesazhin se shqiptarët janë të vendosur të luftojnë deri në fund për të qënë të lirë e të pavarur.  Por ishte vetëm zëri shpëtimtar i Presidentit Udro Uillson që ndali projektin famëkeq evropian për coptimin e Shqipërisë. Parlamentarizmi shqiptar ka një histori tashmë shekullore. Këtë histori mund ta periodizojmë në disa etapa: Themelimi i parlamentarizimit shqiptar nga Kongresi i Lushnjes; Veprimtaria parlamentare pluraliste e viteve 1920-1924;  Veprimtaria parlamentare formale gjatë viteve 1925-1939, e cila shërbeu si notere që çertifikonte vendimet e projektligjet e paravendosura të regjimit; Trupat e ashtuquajtura të zgjedhura kolaboracioniste gjatë periudhës 1939-1944, të cilat u vunë hapur në shërbim të pushtuesve Parlamentarizmi komunist, i cili u krijua dhe përfundoi si një institucion fasadë i regjimit, për të ruajtur të ashtuquajturin legjitimitet të tij; Jeta parlamentare pluraliste demokratike pas vitit 1990. Ndryshimet demokratike që nisën në dhjetor 1990 hapën një kapitull të ri edhe për parlamentarizmin shqiptar. Parlamentet e gati 30 viteve të Shqipërisë pluraliste e demokratike kanë dhënë kontribute të çmuara në ndërtimin e forcimin e rendit demokratik, të shtetit ligjor, qeverisjes së mirë dhe në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit. Meritë e veçantë e parlamentarizmit të këtyre viteve janë hartimi dhe miratimi i Kushtetutës së vitit 1998, korpusi i ligjeve shqiptare të harmonizuara në frymë e në përmbajtje me legjislacionin evropian, e sidomos diskutimi dhe aprovimi vitet e fundit i paketës ligjore për reformën në drejtësi. Në këtë 100 vjetor të parlamentarizmit, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time dhe të Kuvendit të sotëm të Shqipërisë për veprimtarinë dhe kontributin e të gjithë parlamentarëve shqiptarë në zhvillimin, përparimin e demokratizimin  e Shqipërisë. Kuvendi i Shqipërisë do vazhdojë të punojë me përkushtim për të afruar sa më shpejtë të jetë e mundur hapjen e negociatave për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian. Një detyrë tepër të rëndësishme ka Kuvendi ynë gjatë vitit që sapo nisi. Shqipëria sapo ka marrë Kryesinë e radhës të OSBE për vitin 2020. Kjo përgjegjësi është një nder, por edhe një sfidë e madhe.”, nënvizoi në përshëndetjen e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:25
'Gjenerues i energjive të kombit' Ruçi nga Shtëpinë e Kongresit të Lushnjes: Këtu nisi konsolidimi i Shqipërisë



Teksa zhvillohet  ceremonia festive në Shtëpinë e Kongresit të Lushnjes, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka deklaruar se sot në 100-vjetorin e parlamentizimit të Shqipërisë, nderohet Kongresi i Lushnjes si nisja e konsolidimit të Shqipërisë të pavarur dhe parlamentare.

"Rrallë gjendet në histori një shtëpi me kaq kontribute në historinë e një vendi. Shteti i shqiptarëve deri në shpalljen e pavarësisë, kishte qenë një planet i largët për shqiptarët. Por edhe pas shpalljes së pavarësisë, shteti rrezikonte të zhdukej e bashkë me të edhe Shqipëria. Nga kjo Shtëpi dhe nga ky Kongres nisi konsolidimi i Shqipërisë së pavarur e parlamentare. Nga kjo Shtëpi dhe nga ky Kongres nisi diplomacia shqiptare në mbrojtje të tërësisë territoriale dhe integritetit të Shqipërisë.  Nga kjo Shtëpi dhe nga ky Kongres nisi ndërtimi i administratës shqiptare, arsimit, shkollave dhe forcave të rendit.  Kjo shtëpi dhe ky Kongres u vunë në dispozicion të mbrojtjes së Shqipërisë dhe u shndërruan në një shtëpi e kongres historik, për arsye të vendimeve që u morën. Kongresi i Lushnjës pati një rrezatim kombëtar e popullor, u prit me entusiazëm e besim prej shqiptarëve dhe u bë sintetizues dhe gjenerues i energjive të kombit. Në vitet e para të jetës parlamentare çelën filizat e parë të pluralizmit demokratik. Sot, një shekull pas kësaj vepre themeltare për kombin dhe shtetin shqiptar, le të shprehim mirënjohjen tonëpër veprën monumentale të delegatëve të Kongresit të Lushnjes, burrave që përfaqësuan krahinat e Beratit, Skraparit, Mallakastrës, Lushnjes, Fierit, Dibrës, Matit, Durrësit, Shijakut, Kavajës, Tiranës, Elbasanit, Peqinit, Gramshit, Dumresë e Sulovës, Gjirokastrës, Libohovës, Përmetit e Këlcyrës, Delvinës, Tepelenës,  Korçës, Pogradecit, Kolonjës, Leskovikut, Hasit e Lumës, Gjakovës, Gashit dhe Shkodrës.  Vizioni, vendosmëria dhe kontributi i tyre e bënë Shqipërinë me Parlament.  Mirënjohje të përjetshme për këtë vepër që nuk do të harrohet edhe deputetëve të parë të Shqipërisë, të caktuar nga Kongresi i Lushnjës. Këta u bënë legjionarët e parlamentarizmit shqiptar dhe për këtë fakt historik kombi dhe historia do tu jenë përjetë mirënjohës.”, nënvizoi në përshëndetjen e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi." tha Ruçi.

Ora 09:54
100-vjetori i Kongresit të Lushnjes/ Meta: Mesazh për reflektim e për të mbrojtur Kushtetutën

1579596882_kongresi.jpg

Presidenti Ilir Meta për 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjes ku filloi edhe parlamentarizimi i Shqipërisë, ka deklaruar se kjo është ngjarja më e madhe dhe historike për kombin tonë, pas shpalljes së Pavarësisë.

Meta ndër të tjera ka shtuar se tashmë vendimet e Kuvendit duhet të jenë mesazhe për reflektim për të ecur në rrugën e Kongresit si dhe për të mbrojtur Kushtetutën.

"Kongresi i Lushnjës, 100-vjetorin e të cilit festojmë sot, është ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë tonë kombëtare, pas shpalljes së Pavarësisë në 28 nëntor 1912 në Vlorë. Kongresi i Lushnjës rithemeloi shtetin e pavarur, riformatoi institucionet shtetërore dhe vetëqeverisëse të tij, krijoi Kushtetutën e parë të vendit, zgjodhi të parën trupë legjislative mbi baza pluraliste, dhe shprehu vendosmërinë e të gjithë shqiptarëve për të mbrojtur pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë. 100 vjet më vonë, vendimet e këtij Kuvendi Kombëtar janë mesazhe për reflektim, për të ecur në rrugën që hapi ky Kongres, për të mbrojtur Kushtetutën dhe pluralizmin, integritetin e institucioneve shtetërore e në mënyrë të veçantë për të mbrojtur vlerat reale dhe pluraliste demokratike të parlamentarizmit shqiptar. Koha i thirri burrat e shquar atdhetarë shqiptarë me bindje të ndryshme politike në vitin 1920 për t'i vënë mendjen dhe energjitë e tyre në shërbim të kombit e për të shpëtuar Shqipërinë. Nderimi për ta e për veprën e tyre është sot obligim, por edhe një detyrë që në emër të idealeve që frymëzuan ata, të ecet drejt për ta bërë atdheun tonë një vend të qëndrueshëm dhe frymëzues për brezat e rinj, që të ndërtojnë të ardhmen e tyre, në një Shqipëri demokratike dhe anëtare të Bashkimit Europian. " shkruan Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sam: 21/01/2020 20:36

    Parlamenti i sotem,me ligjin zgjedhor me subjekte dhe me menyren qe funksionon eshte De Facto i jashteligjeshem dhe i njejte me ate te kohes se diktatures,me perjashtim se kush largohet nga kryetari nuk shkon ne burg,por fatkeqesisht,merr rrogen dhe gezon nderet qe ka bere nga deputetlliku;dmth nuk mund asnje prej titullareve si Ruci,Rama me sahanlepiresa ( e), Ilir Meta,Monika dhe Sala me Lulin;nuk mund t’a zere ne goje si parlament por nje kazan te vertete rreth te cilit nje lukuni me garuzhde ne dore duke lepire kockat pa mish te popullit??!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë