100-vjetori i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, Kim: Krenarë për ju! Do ju ndihmojmë që ky vend të çlirohet nga korrupsioni

100-vjetori i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, Kim: Krenarë për ju! Do ju ndihmojmë që ky vend të çlirohet nga korrupsioni

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim në konferencën për marrëdhëniet mes 2 vendeve

TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim foli sot në konferencën “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane: e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja”, mbajtur në nder të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve zyrtare midis dy shteteve ku tha se është krenar që është aleate e jona. Ajo tha se SHBA është e vendosur për të ndihmuar Shqipërinë duke thënë se kjo është një nga arsyet kryesore se përse e vënë theksin për përpjekjen e Shqipërisë për të reformuar sistemin e saj gjyqësor dhe për të çliruar këtë shoqëri, këtë vend, nga korrupsioni.

 “Gjatë 31 viteve të fundit, shqiptarët e kanë nxjerrë vendin e tyre nga hijet e errëta të diktaturës dhe komunizmit për të ndërtuar një vend me të vërtetë të lirë, me të vërtetë demokratik dhe gjithnjë e më të begatë. Shtetet e Bashkuara kanë qenë krenare që kanë qënë pranë jush për të ndihmuar sa mundemi, krah për krah, ndërsa ju ecni në rrugëtimin tuaj… Ne jemi jashtëzakonisht krenarë dhe duam të vazhdojmë t’ju ndihmojmë në këto momente kyçe, që të vazhdoni të ecni përpara. Kjo është arsyeja përse ne e vëmë kaq shumë theksin në mbështetjen tonë për përpjekjen e Shqipërisë për të reformuar sistemin e saj gjyqësor dhe për të çliruar këtë shoqëri, këtë vend, nga korrupsioni”, tha Kim.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Christopher Hill, ish-Zëvendës Ambasador, iu drejtua konferencës përmes një video-mesazhi dhe ndau kujtimet e tij për mbërritjen dhe punën e tij në Tiranë pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1991.

Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë u rivendosën më 15 mars 1991, pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh. Fillimisht marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve ishin vendosur më 28 korrik 1922. Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA fillojnë në vitet e hershme të shekullit të XX, kur Presidenti amerikan Woodrow Uillson i ofroi mbështetjen e nevojshme dhe të domosdoshme shtetit të ri shqiptar, për njohjen e tij.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Arratisja e madhe në Ambasadën Greke, 17 qershor 1990, Në 'Esencë' Bujar Aliko! Sot ora 21:00 në Report Tv

Arratisja e madhe në Ambasadën Greke, 17 qershor 1990, Në 'Esencë' Bujar Aliko! Sot ora 21:00 në Report Tv