100-vjetori i Tiranës kryeqytet, Veliaj: Nëse ke talent dhe dëshirë, dërgoni logon tuaj (VIDEO)

Ky vit shënon edhe 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës si kryeqyteti i Shqipërisë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj fton të gjithë ata që kanë talent dhe pasion  për të dërguar brenda kësaj jave logon për këtë përvjetor duke krijuar diçka të bukur për historinë e këtij qyteti.

“Java e fundit për dërgimin e logos për 100-vjetorin e Tiranës KRYEQYTET . Mirëpresim punimin tënd deri më 12 janar, ora 17:00 me email në [email protected]! Ke talent dhe dëshirë për të bërë diçka të bukur për historinë e qytetit tënd? Kjo është mundësia jote. Krijo logon e 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet!”, shkruan Veliaj.

Më 11 shkurt të vitit 1920 qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjes u vendos në Tiranë, duke e shpallur kështu zyrtarisht kryeqytet i vendit. Në këtë datë vlerësohet historikisht ardhja e qeverisë shqiptare në Tiranë me në krye Sulejman bej Delvinën dhe pritja iu bë asaj nga populli tiranas.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit