Sulmi në Veri të Kosovës, Nesho: SHBA dhe BE të merrnin veprime të menjëhershme! Serbia, satelit i Rusisë! Gazetari Selimi: Është rritur presioni ndaj shqiptarëve

Ish ambasadori Agim Nesho, njëherësh nënkryetar i Partisë së Lirisë i ftuar në “5 pyetjet" nga Ilir Babaramo në Report Tv ka deklaruar se SHBA dhe BE duhet të kishin dalë me veprime të menjëhershme për sulmin e 24 shtatorit në Veri të Kosovës ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe 3 sulmues serbë. Sipas tij Serbia është satelit i Rusisë.

“Ajo që ndodhi në 24 shtator ishte skandal i jashtëzakonshëm që si BE dhe SHBA duhet të dilnin me veprime të menjëhershme. Pse? Sepse ai (Vuçiç) ka prishur çdo marrëveshje për t’u futur në BE, ndërsa provokimi i fundit do të thotë se nxit agresion. Nacionalizmi serb është  primitiv, por ka qenë në rikthimin e madhështisë së Ish Jugosllavisë, duke lejuar që Rusia të jetë prezente në Serbi. Sot ata janë një satelit i Rusisë”, tha Nesho.

Politologu Nezir Kraki ka bërë një analizë të veprimeve të Ramës në lidhje me tensionet Kosovë-Serbi duke mos i kursyer kritikat.

“Duke i njohur personazhët publikë normalisht që edhe një kërkim falje në gjunjë i Ramës sot sdo të kryente pune sepse nuk është ky momenti i tij i vetëm. Propozimi i tij absurd për organizimin e  një konference nënkupton se Kosova ende s’ka status. Idea për ta rikthy statusin e Kosovës në nivele aq të larta është në vijë me strategjinë Serbe. Propozimi i statutit për komunat Serbe kur Rama se di as ku janë ato komuna kjo është e çuditshme dhe e papranueshme”, shtoi ai.

Gazetari Alban Selimi tha se situata në Banjskë është e qete dhe policia vijon hetimet.

“Banjskë është pak me e qete është vendosur policia e me njësite e saj po vijojnë hetime. Policia nuk ka probleme me banorët dhe kjo u pa nga foto por me grupet terroriste që mori jetën e një polici. Qytetaret serbe janë nën nën dirigjimin e Beogradit ata e mbështesin deklaratat qe thuhen. Nuk kanë pranuar te integrohen në Kosove duke krijuar një sistem paralel. Kështu që këto deklarata janë te dirigjuara nga Beogradi, ai jep rroga dhe i mban te varur ” u shpreh Selimi.

Gjatë fjalës së tij Selimi tha në veri janë rritur presionet ndaj shqiptarëve.

“Gjendja dhe presioni është rritur kundrejt shqiptareve, është një rast dhune në një familje në Medvegje. Sot janë identifikuar huliganët të cilët sulmuan famlijen në Medvegjë. Në Medvegjë ka mbetur një numër të vogël shqiptarësh. Në këtë qytete jetojnë rreth 500 persona, pas luftës u shpërngulën nga presioni,” u shpreh gazetari.

Në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës janë disa baza ushtarake serbe. Në Vërnan dhe Kamenicë ka trupa të tjerë. Edhe Raçë ka ushtri edhe është një pikë e fortë. Kam pare numër te shtuar te ushtrisë serbe edhe në Karadak. Pamë ushtarë lëviznin ne vazhdimësi me kamionë me blinda te tyre. Lëvizinin ne distance deri në 1 kilometer në dy fshatrat Magjere, Bohis në kufirin me Kosovës dhe Serbisë,” u shpreh ai teksa foli edhe per masat e marra si dhe praninë e ushtrisë serbe në veri.

Më 24 shtator, grupe të armatosura sulmuan policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit - pjesa veriore e Kosovës - duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.  Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues të nacionalitetit serb. Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiç, i cili vinte nga Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve të Kosovës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:17
Propozimet e Ramës për situatën në veri të Kosovës, Kraki tek “5pyetjet”: Absurde, a thua se jeton në planet tjetër

 

Politologu, Nezir Kraki i ftuar tek “5pyetjet” nga Ilir Babaramo në Report Tv ka folur në lidhje me propozimet e kryeministrit Edi Rama për situatën në veri të Kosovës pasa sulmit të 24 shtatorit.

“Rama doli e dha një ide, sa për sy e faqe sic themi ne si popull. Është u çuditshme është ne deklarata është në përputhje a thu qe jeton në planet tjetër dhe i duhet 48 ore me kuptu per te përdor termin terrorist dhe ka qenë i vetmi bashkë me zëdhënësin e tij qe kane besu Vuçiçin. Ata kane ricikluar ketë konferencë per popullin shqiptar. Esenca është shfajësimi i Serbisë, relatizimi i rolit të Vuçiç dhe Serbisë.  Tre dite me vone qe Radojcic foli me terma si Rama. Ka njerëz qe bëjnë politike marrin informata dhe janë 3 dite me herët se terroristë me te njëjtin narracion,” u shrpeh Kraki.

"Propozimi i tij absurd për organizimin e  një konference nënkupton se Kosova ende s’ka status. Idea për ta rikthy statusin e Kosovës në nivele aq të larta është në vijë me strategjinë Serbe. Propozimi i statutit për komunat Serbe kur Rama se di as ku janë ato komuna kjo është e çuditshme dhe e papranueshme”, shtoi ai.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 03/10/2023 14:40

    Tash edhe me shume kam te qarte pse allbin kurrci e mender presednike osmanka kan ta ne kete sotuate,paskan kshilltar si ky kraki qe sditka ti thur dy fjali as pse jemi 'e kete situate as se si duhet te dalim por sipas tij shkaktat eshe Edi Rama se nuk e ditka ne cilin planet jeton ! Po ti more i uruar ne cilin planet jeton, a e din pse eshte kosova ne kete hall tash e qindra vjet, nese JO po ta them une nje qytetar i "gjore" jemi keti sepse serbia çdo her ka gjetur bythelepirsat e saj qe ti realizon qellimet e saj siq i ka gjetur edhe tash qe nga mender presednike osmanka e deri tek ty, ani ti qe po jetojke ne France mos Vallé ta ka shkruar deklaraten ai anallisti genc burimi,avokati dhe kshilltari i sali berishes,kosova i dashur nuk ka luftuar qe te qeveriset nga pjella serbosllave sepse pikrisht ata jan shkaktar per qindra e mijera te denuar e persekutuar dhe dhjetramijera te vrar e masakrat nese nuk e d'in kete ateher pyet dike qe te mson me mir se qifti burimi apo kshilltar skellzen gasi.

    Përgjigju
  • Ismail Qemali: 02/10/2023 21:51

    Po ku ekeni gjetur këtë(SAHAN) LËPIRËS të tipit nesho.Ai nuk lidh dot të mbathurat etij n.q.s ka.Ai nuk meriton që të ketë qënë ambasador,por ti bëjë ibadetin eti laj këmbët pota gjejë aty ku është njëBURRI,se dotë kishte ngordhur ga malarja apo....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet