Rusia nisi një sulm në disa rajone të Ukrainës gjatë natës.
Sipas mediave të huaja, forcat ajrore të Ukrainës thonë se 101 dronë sulmues u lëshuan drejt vendit. Po ashtu, forcat ajrore të Ukrainës kanë pretenduar se i kanë zmbrapsur shumicën prej tyre.
"Sipas të dhënave paraprake, mbrojtja ajrore rrëzoi/shtypi 69 UAV të armikut", thuhet në njoftim, duke iu referuar mjeteve ajrore pa pilot.
"U regjistruan 32 UAV sulmuese që goditën 13 vende, si dhe ranë mbeturina në një vend", vijonte më tej njoftimi i forcave të armatosura të Ukrainës.
Nga sulmi kanë mbetur të plagosur 9 persona, mes të cilëve edhe 2 gra të moshave 86 dhe 44 vjeç.
Sulmi i natës vjen pothuajse 24 orë pasi Rusia nisi një sulm në shkallë të gjerë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
Më shumë se 400 dronë dhe 40 raketa u lëshuan në atë sulm, ndërsa dimri më i ashpër në luftën gati katërvjeçare ka përfshirë Ukrainën.
Lajmi kryesor:
Ushtria ruse humbet ritmin në Ukrainë, shkak i ftohti ekstrem dhe ndërprerja e komunikimit nga mohimi i përdorimit të satelitëve Starlink









