101 vjetori i Kongresit të Lushnjës, Gramoz Ruçi: Filloi historia 100 vjeçare e parlamentarizmit shqiptar

101 vjetori i Kongresit të Lushnjës, Gramoz Ruçi: Filloi historia 100 vjeçare e parlamentarizmit shqiptar

1610986054_Screenshot2.jpg

Me rastin e 101-vjetorit të Kongresit të Lushnjës, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, përmes një mesazhi ka vlerësuar se burrat patriotë shqiptarë në 21 janar 1920 morën vendime të mëdha historike për të mos lejuar copëtimin e mëtejshëm të trungut kombëtar.

Ruçi thotë se një nga vendimet më të rëndësishme të Kongresit të Lushnjës ishte zgjedhja e Këshillit Kombëtar, me atributet e institucionit legjislativ të vendit. Me këtë akt, i pari pas shpalljes së pavarësisë kombëtare, fillon historia 100 vjeçare e parlamentarizmit shqiptar, i cili ka hyrë tashmë në shekullin e dytë të jetës

 “Në përfundim të Luftës së parë Botërore, kur shqiptarët prisnin që atyre tu bashkoheshin edhe gjysma e bashkëkombëseve mbetur jashtë shtetit  kombëtar, tre nga gjashtë Fuqitë e Mëdha evropiane fituese, vendosën të ç'bëjnë edhe vendimin gjysmak që kishin marrë vite më parë dhe të ricoptonin Shqipërinë.

Kombi shqiptar u ndodh në një nga udhëkryqet më të rënda të ekzistencës së tij. Koha bënte apel për veprim. Pararoja e ndërgjegjes kombëtare, burrat patriotë, në 21 janar 1920, u mblodhën në Kuvendin Kombëtar të Lushnjës dhe morën vendime të mëdha historike për të mos lejuar copëtimin e mëtejshëm të trungut kombëtar.

Këta burra, magjistratë të parlamentarizmit shqiptar, u betuan në flamurin e pavarësisë, përsosën dhe plotësuan vendimet e Kuvendit Kombëtar të Vlorës, ringritën institucionet përfaqësuese e qeverisëse të shtetit dhe u dërguan kancelarive evropiane, Presidentit e Kongresit Amerikan mesazhin se shqiptarët janë të vendosur të luftojnë deri në fund për të qenë të lirë e të pavarur. Zëri shpëtimtar i Presidentit Ëodrooë Ëilson ndali projektin famëkeq për copëtimin e Shqipërisë.

Një nga vendimet më të rëndësishme të Kongresit të Lushnjës ishte zgjedhja e Këshillit Kombëtar, me atributet e institucionit legjislativ të vendit. Me këtë akt, i pari pas shpalljes së pavarësisë kombëtare, fillon historia 100 vjeçare e parlamentarizmit shqiptar, i cili ka hyrë tashmë në shekullin e dytë të jetës.

Gjatë një shekulli jetë, parlamentarizmi shqiptar ka kaluar shumë sfida dhe ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në kryerjen e reformave dhe zbatimin e masave shtetformuese, zhvillimin e vendit,  ngritjen e institucioneve dhe pushteteve të pavarura.

Kuvendi i Shqipërisë dhe deputetët e tij gjatë tre dekadave të Shqipërisë pluraliste e demokratike kanë dhënë kontribute të çmuara në ndërtimin e forcimin e rendit demokratik, shtetit ligjor,hartimin dhe miratimin e Kushtetutës, korpusit të ligjeve të harmonizuara me legjislacionin evropian, paketës ligjore për reformën në drejtësi, ndërtimin e organeve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, qeverisjene mirë dhe luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

Kuvendi ka kontributin e vet të pazëvendësueshëm për integrimin e Shqipërisë në institucionet euro-atlantike dhe institucionet e tjera ndërkombëtare: në NATO, BE, Këshillin e Evropës, OSBE e në organizata të tjera ndërkombëtare e rajonale. Vendimi për çeljen e negociatave për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian është një ndër arritjet më të mëdha të Shqipërisë gjatë dekadave të fundit. Tashmë ne jemi në pritje të mbajtjes së tryezës së parë ndërqeveritare.

100 vjet parlamentarizëm nuk janë pak për të reflektuar e nxjerrë mësime për të ardhmen. Sot, duke hyrë në shekullin e dytë të jetës së parlamentarizmit shqiptar, është koha të reflektojmë për rrugën e gjatë që kemi përpara, për ta fuqizuar Kuvendin si një institucion përbashkues e të respektuar të fjalës së urtë, të debateve të kulturuara rreth alternativave për zgjidhjen e problemeve dhe kapërcimin e sfidave të zhvillimit dhe të së ardhmes së Shqipërisë. Për të konsoliduar rolin e Kuvendit si tempull i demokracisë shqiptare dhe garant i Kushtetutës. Ka mjaft prova që tregojnë se demokracia nuk duhet të merret si e mirëqenë. Demokracia arrihet dhe fuqizohet duke luftuar përditë për të. Kuptohet, me mjetet që jep vetë demokracia. Në demokraci, vota është më e fortë se çdo mjet tjetër.”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.


Lajmi kryesor:

100 vite nga Kongresi i Lushnjës/ Meta: U mbrojt pavarësia dhe territori shqiptar! Ruçi: Filloi historia 100 vjeçare e parlamentarizmit shqiptar


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë

Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë