'10-12 maturantë në klasa', Shahini në Report Tv: Përdorimi i maskave i detyrueshëm për nxënës, po punojmë t'i sigurojmë ne

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një intervistë me emisionin "Repolitix" në Report TV sqaroi të gjitha rregullat strikte të higjienës dhe distancimi social mes maturantëve që duhet të zbatojnë për t'u rikthyer në klasa më 18 maj. Shahini tha se në klasa nuk do të ketë më shumë se 10-12 nxënës dhe se do të përdoren dhe shkollat 9-vjeçare për maturantët që të respektohen sa më shumë distancë, ndërsa sqaroi se nxënësit do të jenë të gjitha me maska pasi ishte urdhër i Ministrisë së Shëndetësisë. Gjithashtu shkollat do të dezinfektohen herë pas herë, ndërsa tavolinat dhe karriget do të bëhen pas çdo përdorimi në mënyrë që të shmanget sa më shumë përhapja e infeksionit dhe të sigurohet shëndeti i maturantëve dhe mësuesve.

"Hapi i parë është hapja e shkollave të mesme dhe një pjesë  të shkollave 9-vjeçare për maturantët. Nuk kemi mundësi t'i kthejmë të gjithë në shkolla. Maturantët duhet të mbyllin ciklin duke dhënë provimet dhe për këtë dueht t'i hapim ata pjesërisht. nuk do të ketë më shumë se 10-12 nxënës në shkolla dhe se hapja do të bëhet për konsultime jo për mësim. Për të siguruar shëndetin e plotë të maturantëve dhe mësuesve është urdhër mbajtja e maskës ndërsa po punojmë që t'i sigurojë Ministria e Arsimit disa maska shumëpërdorimshme. Do të bëhet dezinfektimi i shpesh i shkollave dhe klasave, ndërsa hapja nuk do të jetë me turne, ndërsa i karrigeve dhe tavolinave duhet të bëhet pas çdo përdorimi", tha Shhaini.

Në lidhje me klasat nga 1-11, Shahini tha se do të vijojë mësimi deri më 29 maj online, ndërsa dy javët e para të qershorit do të jenë për mësuesit, që do të kthehen në shkollë për të vendosur notat përfundimtare. "Nota e provimit të lirimit do të merren si mesatare e të gjithë viteve. Notat do të mbyllen me vlerësimit deri në më 9 mars, ndërsa vlerësimi për mësimin online do të merret parasysh vetëm kur nuk penalizon", tha Shahini.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:57
Debatet për zgjedhjet në universitete, Shahini: Ende nuk kemi vendosur do shtyhen apo jo

Në lidhje me zgjedhjet në universitete, Besa Shahini tha se ministria ka në dorë vetëm datën e zgjedhje dhe jo se si dhe kur zhvillohet procesi zgjedhor. Shahini tha se ka disa rektorë që kanë nisur përgatitjen për zgjedhjet dhe ka të tjetër që kërkojnë shtyrjen e tyre, ndërsa ministria ende nuk ka vendosur nëse do i shtyjë apo jo zhvillimin e tyre në fillim qershori.

"Nuk mund të them dot asgjë pasi po pres propozimet nga rektorët, studentët dhe pedagogët dhe është një vendim që duhet të merret me qetësi. Nuk është vendosur ende nëse do të shtyjmë datën e zgjehdjev apo jo. Ministria ka në dorë vetëm datën,  procesin zgjedhor e ka në dorë universiteti. Një pjesë e rektorëve kanë filluar procedurat për organizmin e zgjedhjeve, ndërsa një pjesë e paraqiten si problem dhe duhet shtyrë. Ende nuk kemi vendosur, ndërsa kjo çështje u bë problematike nga persona të opozitës dhe politikë dhe jo nga akademikët", tha Shahini.

Ora 22:48
Kur nis viti i ri shkollor? Përgjigjet Shahini

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini  tha se do të vendoset nga vera nëse viti shkollor do të nis para apo si gjithmonë në mes të shtatorit.

"Në verë do të marrim vendim nëse viti shkollor fillon e herët apo në mes shtatori si zakonisht.  Do të bëjmë planifikim të temave se kur zhvillohen ato dhe të jemi mundësi që të gjithë nxënësit të trajtojnë të gjithë temat në të njëjtën kohë, e kem centralizuar pak procesin mësimor", tha Shahini.

Ora 22:43
'Gjurmim nëse maturantët vijnë nga vatra COVIDI', Shahini: Javën tjetër plotësojnë formularin

Për sigurinë e shëndetit të maturantëve, Shahini tha se ata do të nënshkruajnë një rregullore ku duhet të respektojnë masat higjienike dhe distancimin social por dhe do të bëjnë një historik të familjes së tyre nëse vijnë nga vatra ku ka pasur infeksion apo jo. E njëjta gjë vlen edhe për mësuesit. Kush vjen nga vatra që kanë pasur raste infeksioni nuk do të lejohen në shkollë.

"Maturantët duhet të nënshkruajnë rregullore për sigurinë dhe distancimin në shkollë. Gjithashtu do të bëhet edhe një dëshmi në lidhje më shëndetin e familjarëve në mënyrë që të kemi mundësi ndjekim nëse ka pasur vatër infeksioni. E gjithë kjo punë do të bëhet gjatë javës së ardhshme", tha Shahini.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë