106 vjet nga botimi i parë, 'Hylli i Dritës' ekspozohet tek Kalaja e Tiranës (VIDEO)

E para revistë që është botuar në Shqipëri, është “Hylli i Dritës”. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në kuadër 106-vjetorit të botimit për herë të parë të revistës në muajin tetor, në vitin 1913, ka çelur një ekspozitë me disa numra të saj në Kalanë e Tiranës. Nën drejtimin e poetit Gjergj Fishta, por edhe të gjuhëtarëve, folkloristëve edhe ekonomistëve të kohës, revista ka trajtuar në programin e saj, tema kombëtare, politike dhe kulturore.

“DPA është në fazën përfundimtare të bibliotekës së saj, që në fund të këtij viti mund të jetë e aksesusheme për publikun. Prandaj menduam që një pjesë e mirë e kësaj pasurie të ishte e hapur për publikun edhe përtej këtyre dyerve. Në bashkëpunim me BK kemi zgjedhur numra të ndryshëm të revistës së “Hyllit të Dritës”, që nga viti 1913 deri në ditët e sotme, me ndërprerje disa herë. Por, që është edhe një nga revistat më të rëndësishme e nisur nga figura e rëndësishme kombëtare At Gjergj Fishta”, shprehet Ardit Bido, drejtor i DPA-së.

Ndonëse në revistë janë trajtuar tema të larmishme, studime edhe bashkëpunimeve të ndryshme. Përtej veprimtarisë shumëvjeçare, është pezulluar dy herë edhe herën e tretë është ndaluar, përreth gjysëm shekulli nga regjimi komunist. Në 1993 revista “Hylli i Dritës”, falë vullnetit të At Zef Pllumit rinisi jetën sërisht. Në vitin 1997 u mbyll për disa vite, deri në vitin 2006. Edhe sërisht falë At Zef Pllumit rifilloi të botohej rregullisht, duke pasur kryeredaktor studiuesin Ardian Ndreca.

“Është kënaqësi për ne si françeskanë, kur shikojmë që tregohet interes i veçantë për këtë revistë. U themelua në kohë të vështira në vitin 1913. “Hylli i Dritës” pati pas në staf At Gjergj Fishtën edhe kolegët e tij, që përcollën tek publiku idenë kombëtare. Ideja e “Hyllit” ishte që kombi ynë shqiptar të ndryshonte pak nga pak. Kishte fituar lirinë, por përmes “Hyllit të Dritës” të gjente edhe rrugën për t’u zhvilluar në aspektin kulturor, politik edhe shoqëror. Disa herë është ndërprerë, por rrugëtimin e saj e ka vijuar duke krijuar volume të mëdha kontributi, kulture për vendin edhe kombin tonë”, shprehet studiuesi pater Viktor Demaj.

Disa nga emrat që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në revistën e parë shqiptare, “Hylli i Dritës” janë: poeti Gjergj Fishta, At Anton Harapi, At Marin Sirdani, At Benedikt Dema, për të arritur te Gjon Shllaku, Dom Nikollë Gazulli, Ndre Mjeda, Lumo Skëndo (Mit’hat Frashëri), Krist Maloki, Injac Ndoja etj.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë