Një 107 vjecar nga shteti i Arkansas, është vrare nga policia amerikane, disa ore pasi mbajti peng 2 persona nën kërcenimin e armëve.

Sipas autoriteteve, i moshuari Monroe Isadore, kishte bllokuar në dhomen e tij të gjumit dy personat dhe nuk I linte që të dilnin, duke i kërcenuar me armë.

Policia arriti të liroje pengjet duke hedhur në dhome gaz lotsjelles dhe më pas u perpoq të arrestonte të moshuarin.
Por 107 vjecari ka hapur zjarr mbi policine, duke i detyruar efektivët që t’i kundërpërgjigjeshin me armë agresorit, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Mosha e viktimes u mesua vetëm pas mbërritjes së ambulancës. Policia ka nisur hetimet per këtë situatë të pazakontë ndërsa nuk ka bërë të ditur moshën e pengjeve dhe rrethanat e krimit.
Ndërkohe, ngjarja ka shkaktuar shumë reagime, për menyrën sesi një person në moshë kaq të thyer mundi të realizonte pengmarjen.

Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/Shqiptarja.com)