Fieri ka shënuar një ditë më parë 109 raste pozitiv me koronavirus ndërkohë që 18 raste janë regjistruar në Mallakastër duke thyer kështu rekord infektimesh të ndodhura ndonjëherë.
Në ditën e sotme për shkak të kësaj situate ka pasur edhe një reagim të fortë nga policia e Fierit e cila ka dalë me patrulla në rrugë jo vetëm duke këshilluar kalimtarët për vendosjen e maskës, por edhe në ndëshkimin e tyre me mase administrative.
Vetëm gjatë orëve të para të kësaj të diele policia Fier ka penalizuar me gjoba 58 kalimtare. Çdo ditë në Fier vendosen mesatarisht -30-40 gjoba për mungesë të maskës ndërkohë që sot policia është treguar më e ashpër duke parë edhe papërgjegjshmerinë e qytetarëve dhe sidomos të rinjëve në zbatimin e vendimit për vendosje të maskës
Një ditë më parë Fieri ka shënuar numër të lartë infektimesh nga Covid19. Sipas shifrave të fundit nga ISHP numri i infektimeve shkon në total në 2883 raste , ku vetëm në ditën djeshme janë rregjistruar 109 te infektuar ne Fier dhe18 ne Mallakaster si dhe 1 humbje jete ne Mallakaster.
Ajo çka bie ne sy në këto infektimeve është numri i lartë mes pensionisteve dhe të papuneve por ndërkohë pozitiv me Covid kanë rezultuar edhe punonjës institucionesh dhe kompanive private.
Përpos kësaj situate të infektimeve komuniteti Fierak në shumë shërbime apo në institucione të tjera vijojnë të jenë problematike për radhë të gjata dhe mos zbatimi i distancimit fizik.
Lajmi kryesor: