Sërish shifra të larta janë shënuar për shkak të COVID-19 në vend.
Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 13 persona: 8 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 48-81 vjeç.
Ndërkohë që janë shënuar 1184 raste të reja, nga 4013 testime të kryera në gjithë vendin.
Ministria njofton se aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 632 pacientë, 40 në terapi intensive nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 822 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 5791 vaksina antivCOVID.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 796 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 63,329 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
482 raste në Tiranë, 72 në Vlorë, 68 në Durrës, 57 në Kuçovë, 55 në Elbasan, 34 në Sarandë, 33 në Kavajë, 31 në Mirditë, 30 në Lushnje, nga 29 raste në Shkodër, Gjirokastër, 28 në Fier, 22 në Tepelenë, nga 19 raste në Krujë, Gjirokastër, nga 15 raste në Lezhë, Malësi e Madhe, 14 në Përmet, nga 13 raste në Kurbin, Bulqizë, 9 në Peqin, nga 8 raste në Korçë, Delvinë, nga 7 raste në Berat, Mat, Pogradec, nga 6 raste në Kamëz, Gramsh, nga 5 raste në Devoll, Libohovë, nga 4 raste në Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Vorë, 3 në Patos, nga 2 raste në Pukë, Tropojë, Divjakë, Dibër, Kolonjë, Shijak, Cerrik, nga 1 rast në Has, Vau i Dejës, Belsh, Skrapar, Poliçan.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë.
COVID-19 – Statistika (21 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1184
Të shëruar në 24 orë 796
Të shtruar në spitale 632
Humbje jete në 24 orë 13
Testime ditore 4013
Testime totale 440,490
Raste pozitive 100,246
Raste të shëruara 63,329
Raste Aktive 35,251
Humbje jete 1,666
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21449
Fier 2888
Durrës 1833
Vlorë 1816
Shkodër 1466
Elbasan 1087
Lezhë 1031
Berat 1017
Korçë 966
Gjirokastër 938
Dibër 382
Kukës 378
13 persona kanë humbur jetën këtë të diel si pasojë e COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1184 raste të reja pozitive, nga 4013 testime në të gjithë vendin. Raporti i të shëruarve vijon të jetë më i ulët se i infeksioneve, ndërsa bëhet me dije se këtë të diel janë shëruar vetëm 796 persona.
Java që sapo është mbyllur ka regjistruar një bilanc negative përsa i përket numrit të përgjithshëm të vdekejeve si pasojë e virusit korona. Nga e hëna e 15 shkurtit deri në këtë të diel janë regjistruar në total 111 viktima të moshave të ndryshme që nuk mundën t’i mbijetonin virusit. Dita e premte ka shënuar edhe rekordin e vdekjeve, me 19 të tilla. Kjo javë që sapo është mbyllur, edhe në numrin e përgjithshëm të humbjeve të jetëve rezulton të jetë më vdekjeprurësja, e krahasuar me dy javët e para të muajit shkurt.
Nga data 1 deri në datën 7 shkurt janë regjistruar 66 humbje jete, ndërsa në javën e dytë, përkatësisht në datat 8 deri në 14 shkurt janë regjistruar në total 83 fatalitete. Siç mund të vërehet edhe përmes shifrave, numri i vdekjeve sa vjen dhe rritet, sidomos referuar shtimit me 28 vdekje më shumë në javën e tretë të shkurtit, të krahasuar me javën e dytë.
Në javët e fundit ka patur fatalitete të vdekjeve sidomos edhe në moshat më të reja. Ekspertët janë të mendimit se kjo ka ardhur si pasojë e varianteve të reja të virusit që dyshohet se ka ardhur në vendin tonë dhe qarkullon nëpër popullatë.
Fieri ka shënuar një ditë më parë 109 raste pozitiv me koronavirus ndërkohë që 18 raste janë regjistruar në Mallakastër duke thyer kështu rekord infektimesh të ndodhura ndonjëherë.
Në ditën e sotme për shkak të kësaj situate ka pasur edhe një reagim të fortë nga policia e Fierit e cila ka dalë me patrulla në rrugë jo vetëm duke këshilluar kalimtarët për vendosjen e maskës, por edhe në ndëshkimin e tyre me mase administrative.
Vetëm gjatë orëve të para të kësaj të diele policia Fier ka penalizuar me gjoba 58 kalimtare. Çdo ditë në Fier vendosen mesatarisht -30-40 gjoba për mungesë të maskës ndërkohë që sot policia është treguar më e ashpër duke parë edhe papërgjegjshmerinë e qytetarëve dhe sidomos të rinjëve në zbatimin e vendimit për vendosje të maskës
Një ditë më parë Fieri ka shënuar numër të lartë infektimesh nga Covid19. Sipas shifrave të fundit nga ISHP numri i infektimeve shkon në total në 2883 raste , ku vetëm në ditën djeshme janë rregjistruar 109 te infektuar ne Fier dhe18 ne Mallakaster si dhe 1 humbje jete ne Mallakaster.
Ajo çka bie ne sy në këto infektimeve është numri i lartë mes pensionisteve dhe të papuneve por ndërkohë pozitiv me Covid kanë rezultuar edhe punonjës institucionesh dhe kompanive private.
Përpos kësaj situate të infektimeve komuniteti Fierak në shumë shërbime apo në institucione të tjera vijojnë të jenë problematike për radhë të gjata dhe mos zbatimi i distancimit fizik.
Keqardhje per te prekurit dhe ngushellime per te ndaret nga jeta. Pandemia vijin te pushtoje gjithe shtepite e shqiptareve te ndershem dhe te vuajtur. Por jo te gjithe te prekurit dhe ndaret nga jeta i mori pandemia. Disa edhe mund te ishin shpetuar, me dhjetra a qindra edhe mund te shpetohen ende. Nese nje qeveri e pergjegjshme vepron sic duhet. Per fat te keq satrapi po na mbyt dhe ashtu si deshtak dhe arrogant na mbiu dite e nate si cjap mjekerr gri i zgjebosur. Dhe sa duhet te vdesin? Te vuajne? Apo baret dhe kafet e restorantet nuk i mbyllin dot per pune fushate. Do zoti u shikon ashtu sic duhet se nga ne populli as qe e vini ujin ne zjarr. Plehra.
PërgjigjuMERR vaksine nga rusia ose kina o rama,,se po na vdesin te afermit...asnje vote nuk ke per te marre nga familjet e tyre...
PërgjigjuFAMILIARET E viktimave te hedhin ne gjygj qeverine dhe ministrine e shendetsise,,,TE KERKOJNE 500.000 EURO PER PERSON QE KA NDERRUAR JETE NGA COVIDI,,,,sepse qeveria nuk kane marre masa QE NJEREZIT TE MOS VDESIN NE KETE PANDEMI 1 VJECARE,,,QEVERIA DUHEJ TE SIGURONTE VAKSINEN,,,EDHE NGA RUSIA APO KINA QOFTE,,,RUSIA-BJELLORUSIA--HUNGARIA--BRAZILI-ARGJENTINA KANE FILLUAR TE BEJNE VAKSININE RUSE SPUTNIK,,,,MAQEDONIA KA NISUR VAKSINEN KINEZE...KURSE RAMA ME MINISTRAT E TIJ JANE BERE SI AGJENSI FUNERALE,,NA NUMEROJNE TE VDEKURIT QE PO NA VDESIN KOT NGA KOTESIA E QEVERISE...
PërgjigjuLokalet ndikojn shume ne ritje te rasteve, sepse te gjithe rin mbrenda pa mask.studimet tregon qe ne nje hapsir te mbyllur prej 100m2, edhe nje raste te jet pozitiv, nevojten 8 minute per te hapet ne ajer virusi edhe infektohen te gjithe njerzit, akoma me keq eshte kur perdoret erkodicioner. Po mbyllen per 1 muaj lokalet rastet so bihen shume, edhe nuk do humbasin cdo dite mbi 12 veta, eshte gjunah per ne si komb
Përgjigjudo ja paguash ti lokaleve qirate, taksat, xhirot, fitimet, stafin sepse keto biznese kane bere plane financiare dhe nese nuk punojne falimentojne. covidi mund te vdesi dike por ekonomia i vdes te gjithe.
Mbyllja e lokaleve me teper rregull ne transport publik dhe mbyllja e shkollave per disa jave do kishte patjeter ndikim
PërgjigjuMbyllni lokalet per nje muaj t'pakten
Përgjigju