Pavarësisht shifrave të aksidentet që raportohen, gjatë 2020 numri i vdekjeve është ulur me rreth 45% krahasuar vitin 2010. Konkretisht në vitin 2010 kanë vdekur nga aksidentet 322 persona ndërsa në vitin e shkuar kishim 181 jetë të humbura. Këto janë të dhënat e Institutit të Statistikave.

Aksidentet rrugore kanë marrë 2597 jetë nga viti 2011 deri në fund të vitit të shkuar, duke u kthyer në një nga shkaqet kryesore për vdekjet në vend. Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2012 vdekshmëria rrugore është më e larta e dhjetëvjeçarit me 334 jetë të humbura.

Po të krahasojmë 2 dhjetëvjeçarët e fundit për të cilët raportohen të dhëna nga INSTAT, nga viti 2000 deri në 2010 janë regjistruar 9679 aksidente duke u shënuar 3407 vdekje, ndërsa nga viti 2011-2020 u regjistruan 18,187 me 2,597 vdekje. Pra në 10-vjeçarin e fundit kanë humbur jetën 801 persona më pak, se në atë paraardhës.

Shpesh ekspertët e sigurisë rrugore listojnë shkaqet e këtyre aksidenteve, siç është shpejtësia tej normave të lejuara në zonat e banuara, kalimi me të kuqe në semafor, përdorimi i telefonit apo dhe alkoolit. Por pa përmendur nuk mund të lihen edhe rrugët problematike në vend, kryesisht nëpër kthesa apo dalje në rrugica, si dhe sjellja e kalimtarëve.

Por si ndahen vdekjet për shkak të drejtuesve apo këmbësorëve?

Bazuar në të dhënat e INSTAT, nga viti 2016 kur janë të dhënat e para të këtij institucioni për fajtorët deri në dhjetor 2020, në total janë regjistruar 1112 fatalitete, ku 906 janë shkaktuar si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve, dhe 206 vdekje ka pasur shkak sjelljen e gabuar të vetë qytetarëve.

Fajtorët

Aksidentet