Pritet të marrë zgjidhje problemi i rrugës që lidh 11 fshatrat e Mirditës me qytetin e Rrëshenit.
Pas shumë protestash ku 5 mijë banorët e zonës së Bukmirës dhe Kaçinarit kishin zhvilluar në lidhje me bllokimin e rrugës që ishte bërë nga një firmë e cila po ndërtonte hidrocentrale, kryetari i bashkisë së Mirditës, Ndrec Dedaj ka reaguar duke dhënë premtimin se problemi i banorëve të kësaj zonë do të zgjidhet brenda muajit qershor.
Dedaj është shprehur se ka kontaktuar me firmën turke që po zhvillon punimet dhe sipas tyre problemi i rrugës është në punë e sipër dhe shumë shpejt do të jetë në parametrat e parashikuar.
“Unë kisha në zyrën time kryepleqtë e Kaçinarit por edhe banorë të Kacçinarit e Bukmirës që i sqarova për mbarëvajtjen e punimeve të rrugës “Rrëshen-Bukmirë” e cila deri me datë 25 qershor do jetë një nga rrugët e rralla rurale me parametra dhe standarde”, tha ai.
Banorëve të 11 fshatrave prej më shumë se një muajsh u është dashur të kalonin në një rrugë me shumë rrezikshmëri, pasi traseja ekzistuese ishte bllokuar dhe rruga e improvizuar nga firma që po ndërtonte hidrocentralin ishte jashtë çdo standardi.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO