11-katëshi, Bashkia e padit, Bici
reagon:Të paaftët vetëm përbaltin

11-katëshi, Bashkia e padit, Bici<br />reagon:Të paaftët vetëm përbaltin
TIRANE - Bashkia e Tiranës dhe Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit kanë bërë akuza dhe kundër akuza ndaj njëri-tjetrit sot në distancë, ku në qendër të këtyre replikave ka qenë ndërtesa 11-katëshe e cila ka nisur të ndërtohet në rrugën e Elbasanit pranë Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” dhe shkollës së “Gjuhëve të Huaja.”

Ka qenë Bashkia e Tiranës e cila ditën e sotme ka kallëzuar në Prokurori Kryeinspektoren e IkMT-së Dallëndyshe Bicin, me pretendimin se kjo e fundit ka bërë kallëzim të rremë referuar padisë që kryeinspektorja bëri pak ditë më parë ndaj kryebashkiakut Basha dhe kreut të INUV Florenc Hoxha lidhur me ndërtimin e 11-katëshit.

Sipas Bashkisë së kryeqytetit, leja e miratuar për pallatin 11-katësh është në përputhje me Planin e Përgjithshëm Vendor dhe legjislacionin në fuqi për planifikimin e territorit. Por në një reagim të menjëhershëm, Kryeinspektorja e IKMT-së, Bici ka dënuar sulmet e bëra ndaj institucionit që ajo drejton duke shtuar se ato po kalojnë në sulme personale dhe absurditet.

Sipas Bicit, puna e IKMT-së është vetëm në respektim të ligjeve në fuqi dhe në të mirën e qytetarëve shqiptarë, ndërsa sipas saj balta që hidhet drejt punës së këtij institucioni hidhet nga të paaftët.

Dallëndyshe Bici ka bërë thirrje që të ndalen sulmet me qëllime politike ndaj saj dhe IKMT-së, teksa duke iu referuar kryebashkiakut Basha është shprehur “vajmedet për Lulin tonë, as tërheq e as lëshon”.

Por Bashkia e Tiranës nuk i ka lënë me kaq akuzat ndaj Bicit dhe IKMT-së, duke u shprehur se institucioni që ajo drejton është kthyer në një skutë ordinerësh të korruptuar. Sipas Bashkisë “gjuha ordinere e Bicit është treguesi më i qartë i katandisjes së këtij institucioni”.

Bici: Te paaftët dinë vetëm të përbaltin
Kryeinspektorja e IKMT-së Dallëndyshe Bici ka reaguar në lidhje me kallëzimin e bërë sot nga ana e Bashkisë së Tiranës në drejtim të saj, në lidhje me paligjshmërinë e pretenduar nga IKMT-ja për ndërtimin e godinës 11-katëshe në rrugën e Elbasanit.

Në reagimin e saj Kryeinspektorja Bici dënon sulmet e bëra nga ana e Bashkisë dhe opozitës në drejtim të saj dhe të institucionit që ajo drejton duke u shprehur se tashmë këto sulme kanë kaluar në absurditet, pasi janë kthyer në personale. Kjo pasi sipas saj sulmet kanë vetëm qëllime politike, dhe nuk ndihmojnë aspak punën e kryer nga IKMT-ja.

Sa i përket punës së kryer nga institucioni që ajo drejton, Bici thekson se IKMT-ja ka respektuar vetëm ligjet që janë në fuqi, ndërsa të njëjtën gjë i bën apel edhe opozitës dhe bashkisë së kryeqytetit që të bëjë.

Teksa bën thirrje edhe një herë që të ndalen sulmet politke dhe personale në drejtim të saj dhe IKMT-së, Bici ndalet edhe Kreu i Bashkisë Lulzim Basha ku shprehet “vajmedet për Lulin tonë, as tërheq e as lëshon”.
 
Më poshtë regimi i kryeinspektores së IKMT-së Dallëndyshe Bici:
Prej disa javësh ka nisur një fushatë e ashpër kundër Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Komnbëtar, e cila është intensifikuar ditët e fundit, duke kaluar tashmë në sulme personale ndaj titullarit të këtij isntitucioni. Unë kam preferuar të mbaj një profil të ulët public, sepse konsideroj se ne, punonjësit, jemi në shërbim të institucioneve të shtetit dhe jo shteti në shërbimin tonë. Duke pasur parasysh këtë moto timen, jam shfaqur në public vetëm kur është kërkuar prania ime. Por sot e shoh të domosdoshme të reagoj personalisht, sepse akuzat, shpifjet, balta e hedhur mbi punën e institucionit që drejtoj dhe mbi mua, po kalon në absurditet. Ka filluar nga bashkia e Tiranës. Pavarësisht se INUK vepron vetëm në bazë të ligjit, komunikon vetëm me shkresa zyrtare dhe zbaton cdo instancë ligjore, nga ana e bashkisë së Tiranës, nuk vijnë kurrë përgjigje dhe bashkëpunim që I nevojitet qytetarëve, por veç akuza, fjalë, baltë, e çdo lloj haluçinacioni. Personalisht, për hir të qytetarëve të Tiranës, dëshiroj të mos dëgjoj shprehje të tilla “çke me të, ai bukë me kos po ha”, referuar kryetarit të bashkisë pra. Më mirë do të preferoja shprehjen “kush ha bukë, bën dhe thërrime”, por me sa duket kryetarit tonë të bashkisë nuk I bën fajde asnjë shprehje e urtë shqiptare, si nga ato që të tallin dhe nga ato që të mburrin. Kështu që “vajmedet për Lulin tonë, as tërheq e as lëshon”. Bashkia është kthyer në një vend misterioz ku askush nuk punon, por pas katër vitesh premtojnë gjurmën e tramvajit. Keqardhje për këto vite të humbura.
Vazhdojnë pastaj me akuza personale, dhe ndaj institucionit që drejtoj, deputetë të ndryshëm, madje edhe në seancën e fundit parlamentare. Mund të na thonë zotërinjtë dhe zonjat, “SI” ta bëjmë punën tonë pa shkaktuar dhembje aspak? INUK nuk punon me pambuk, por me fadroma dhe INUK është institucioni I fundit që vepron. Pse këta zotërinj nuk u bëjnë njëherë të vetme thirrje qytetarëve, të zbatojnë ligjet në fuqi, madje të nxitojnë t’I zbatojnë ligjet. Ato ligje që ata I miratojnë, megjithëse as I lexojnë. Unë zbatoj ligjet e shtetit shqiptar dhe do të lutesha që emri im, të mos bëhej pjesë e lojës politike. Ndërsa nëse cdokush ka ankesa ndaj institucionit që unë drejtoj, punës që është bërë dhe si është bërë, ka organe të tjera që mund të merren. Nuk e kuptoj se si mund të bëhet politikë me institucionet shtetërore, që sipas konceptit tim, janë të qytetarëve që zgjedhin edhe këta njerëz për t’I drejtuar, e që më pas I thonë vetes politikanë. Nuk e kuptoj si bëhet politikë duke përbaltur institucionet. Do të isha e lumtur që deputetët e çdo lloj krahu të ishin në mbështetjen tonë, sepse do të ishin në mbështetje të qytetarëve.
Së fundmi është edhe dikush që përbalt pa ndalim çdo ditë, I cili arritjen më të madhe në jetë ka të qenët dhëndër I dikujt. Më duket ofendim për inteligjencën e shqiptarëve t’I jap çdo lloj përgjigje.

Bashkia e Tiranë: IKMT-ja, e kthyer në një skutë ordinerësh të korruptuar
Përmes një reagimi zyrtar Bashkia e Tiranës iu është kundërpërgjigjurkryeinspektores Dallëndyshe Bici. Sipas Bashkisë, gjuha ordinere e përdorur nga Bici, është treguesi se ku është katandisur IKMT-ja, ndërsa shton se ky institucion është kthyer në një skutë ordinerësh të korruptuar.
 
“Gjuha ordinere e drejtueses se INUK eshte treguesi me i sinqerte i katandisjes se institucionit ne nje skute ordineresh te korruptuar me ne krye Dallendyshe Bicaj, Ergys Hoxhen dhe Edi Ramen. Shkaterrimet selektive me urdher politik, gjobat korruptive qe vilen permes permbarimit personal te drejtoreshes dhe mosveprimi sa here qe behet fjale per miq dhe kliente te kryeministrit jane krime te renda per te cilat heret a vone do pergjigjen para ligjit.” theksohet në reagimin e Bashkisë.
 
Pallati 11-katësh, Bashkia padit Bicin e IMKT: Bëri kallëzim të rremë
Këtë të premte Bashkia e Tiranës kallëzoi penalisht në Prokurori  drejtoreshën e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit  Dallëndyshe Bici, me pretendimin se ka bërë “kallëzim të rremë”. Kjo padi i referohet kallëzimit që kreu i IMKT-së bëri një javë më parë ndaj kryebashkiakut Lulzim Basha dhe kreut të INUV-it të Tiranës Florenc Hoxha për pallatin që po ndërtohet pranë shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”.
 
Sipas Bashkisë së kryeqytetit, leja e miratuar për pallatin 11-katësh është në përputhje me Planin e Përgjithshëm Vendor dhe legjislacionin në fuqi për planifikimin e territorit. Sipas IMKT-se leja eshte e paligjshme pasi nuk respektohen hapesirat mes shtepise se Femijes dhe shkolles se Gjuheve te Huaja, ne rrugen e Elbasanit. Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës thotë se Bici nuk ka prova në akuzat e saj ndaj dhe e ka çuar në Prokurori për kallëzim të rremë.
 
Në një njoftim zyrtar të Bashkisë së Tiranës, risillet në vëmendje se padia ndaj Bicit i shtohet kallëzimeve të tjera të zyrtarëve të lartë, siç është ai për ministrin e Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj, për të cilin Bashkia pretendon se po ndërton pa leje. Kallëzimi tjetër është bërë më herët po nga Bashkia ndaj ministrit të Financave Shkëlqim Cani, pasi sipas Bashkisë, ministri ka bllokuar prej një viti pagesat ndaj dy kompanive të cilat po punojnë për projektin e Bulevardit të Tiranës dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës. 
 
“Për bllokimin e punimeve në bulevardin e ri të Tiranës është në proces gjykimi dhe ish-kreu i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Zyhdi Dajti”, përfundon njoftimi i bashkisë së kryeqytetit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit