TIRANË - Zgjedhjet e 11 majit po afrohen gjithnjë e më shumë dhe përtej partive kryesore, prozhektorët do drejtohen edhe te partitë e reja. Në ‘5 Pyetjet me Babaramon’, u diskutua më shumë me Endri Shabanin nga Nisma Thurje, gazetarët Almer Toska dhe Flogert Muça dhe avokati Leonard Karaj.
Shabani thekson se për të pamundësuar Edi Ramën nga qeverisja, opozita mund të arrijë ta çojë numrin e deputetëve të PS-së nën 70, duke synuar të heqë 4 mandate dhe duke e detyruar atë të humbasë mundësinë për të qeverisur. Ai parashikon se Rama mund të humbë mandate në qytete si Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
'Mjafton që Ramës ti heqim 4 mandate dhe të mos qeverisë më, ta çojmë te 69 numrin e deputetëve. I merr 6-7 mandate prej sistemit zgjedhor. Nëse 3% të humbasi mund të humbasi 6-7 mandate. Duke parë si po zhvillohet dinamika politike, nuk do habitesha nëse humbet 2 mandate në tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Elbasan. Shkon te 70 dhe nuk qeveris. Pa dyshim mund të qeverisi me Berishën. '
Karaj shpreh mendimin se një koalicion mes Ramës dhe Berishës do të ishte një kthim pas, duke e kthyer vendin nga autokracia në diktaturë, siç ndodhi në vitin 1996 kur PD qeverisi me 120 deputetë. Ai thekson se opozita duhet të paraqesë kandidatë të rinj dhe të reformuar, pasi nëse do të vijojnë me të njëjtët njerëz, Rama do ta ketë më të lehtë të mbajë pushtetin.
'Nuk jam dakord që Rama dhe Berisha bëjnë koalicion. Vendi kthehet nga autokraci në diktaturë. Do ktheheshim në 1996, me PD me 120 deputetë. Dhe ajo qeverisje nuk zgjati shumë. Te rotacioni besoj te një gjë shumë e rëndësihem. Deri në 11 mars duhet të nxjerrin kandidatët partitë politike. Opozita ka përplasje të brendshme. Nëse PD apo opozita në tërësi do dalin me 70-80% të grupit aktual që ka PD sot, davaja është e humbur. Nëse do ketë një reformim total, atëherë po. Nëse do jenë të njëjtët njerëz, Rama do e ketë shumë më të lehtë.'
Shabani komentoi dhe konfliktin e Adriatik Lapajt me Arlind Qori në një protestë pranë Ministrisë së Brendshme 1 javë më parë.
'I shkuam në protestë, e njoftuam para. Bën një aktivitet dhe i shkruajmë të bëjmë të përbashkët, jo thotë është i imi. Shkoi Adriatiku dhe ndodhi ajo që ndodhi. Nuk lë të flasim dhe thotë pastaj në televizor ja këta nuk dalin. Kemi diskutuar me Adriatikun që në 2020 për një listë të hapur. Ne mund të zbrasim 12-shen, vendosim kandidatë fiktivë dhe shkon direkt te lista e hapur, që ka më shumë vota. '
Muça ka komentuar mbi ndihmën që mund të sjellë SPAK dhe ka vënë në dukje pragmatizmin e njerëzve kur shkojnë për të votuar.
'Sa bindësh është Shabani mbështesim SPAK, sa bindës është Rama kur thotë jemi ushtrim me 800 mijë njerëz, nëse 20 vetë hanë kumbulla mbajnë përgjegjësi. Në finale të gjithë përplasen, njerëzit shkojnë te kutia e votimit dhe janë pragmatist. Këtu sheh si deputetë të PD-së drjejtues të PD-së, bëjnë punë marrin punë nga qeveria Rama. Kjo mund të mos ketë gjë të paligjshme. E gjithë agjenda publike fokusohet në këtë drejtim. Ndoshta nuk na kanë lënë të jemi shoqëri e emancipuar, që të shkojmë drejt platformave.
Vesi i keq që e kanë marrë copy paste, është ajo që pamë tek sheshi. Deri para atij konflikti, pyesja Arlindin, thoshte kam konsideratë për partitë e reja. Edhe Adriatiku thoshte ja kam shtrirë dorë. Mjaftoi një mikrofon dhe një podium që të thonë të vërtetën për të tjetrin. Arlindi paska menduar se Adriatiku ka qenë i shitur, paska pritur momentin. Adriatiku paska menduar gjithmonë se Arlindi qenka komunist. Këta të gënjejnë se çmendojnë për njëri-tjetrin. Na kanë gënjyer se çmendojnë për njëri-tjetrin.'
Shabani shpreh shqetësimin se konflikti brenda opozitës i dëmton qytetarët dhe i jep mundësi politikanëve që të bëjnë lëvizje të pasinqerta, për të mbajtur pozita dhe pushtet, duke krijuar një klimë më shumë të polarizuar se të bashkuar.
'Pavarësisht se çmendojmë për njëri-tjetrin. Ne nuk po bëjmë krushqi. Ideja është, si i shërbejmë më mirë votuesit. Votuesi na do në parlament. Votuesi na do në parlament. Adriatiku ka thënë je komunist. Pavarësisht se çmendojnë, komunizmi është ideologji. Dhe Adriatiku pavarësisht se çmendon prapë mendon të jemi të gjithë bashkë. Parlamenti të ketë edhe komunist, edhe të djathtë. Kjo konflikt dëmton popullin shqiptar. Një sjellje si ajo e dëmton. Por të mos heqim paralele të pasaktë. Zgjedhjet janë përballje kandidaturash. Ke të rinj dhe te Berisha, po karrocën e tërheq ai. Ke të rinj dhe te PL, por kanë lider Metën.'
Shabe e di ti atë punën e të miave që lëkunden e nuk këputen???PRA ATËHERË MENDO PËR PUSHTET E JO TËNDIT POR TË PRONARIT TËND.RESPEKTË.
PërgjigjuO gazetar per te mbushur emissioni therisni pleren shaban qe eshte d'ora e sales .Ju i shikoni se si kapardisen pseudo kryetaret e rinje te partiçkave te reja qe mendojne vetem per nje vend ne parlament .Nuk kemi degjuar as nje alternative per mbarvajtjen e vendit ..I a leme 11 Majit pastaj flisni ne emerge te popullit .
Përgjigju