11 orë negociata Kosovë-Serbi, Lajçak: Jemi pranë marrëveshjes

11 orë negociata Kosovë-Serbi, Lajçak: Jemi pranë marrëveshjes

Emisari i BE-së, Miroslav Lajckak, ështe shprehur se pas 11 orëve të negociatave intensive janë afër marrëveshjes për disa dokumente mes Kosovës dhe Serbisë pa specifikuar se në cilat çështje do të merren vesh palët. Dje në Bruksel Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar takime dypalëshe me BE-në, ku janë diskutuar energjia dhe personat e zhdukur.

Lajcak ka shkruar se hapi i fundit është më i vështiri por që puna vazhdon.

“Pas 11 orëve të negociatave intenzive dje, jemi afër për të arritur marrëveshje në disa dokumente. Por si zakonisht, hapi i fundit është më i vështiri. Puna vazhdon”, ka shkruar Lajcak.

Të martën, 22 shkurt, në Bruksel, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë kanë zhvilluar takime dypalëshe me zyrtarët e Bashkimit Evropian, por nuk ka pasur një takim të përbashkët midis Kosovës, Serbisë dhe Bashkimit Evropian.

Qeveria e Kosovës njoftoi të mërkurën se gjatë takimeve dypalëshe me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u fol për energjinë në kuadër të marrëveshjes ekzistuese.

“Diskutimet me Bashkimin Evropian në këtë fushë kanë shënuar progres, megjithatë mbeten ende detaje për t’u trajtuar”, thuhet në një njoftim.

Po ashtu thuhet se është diskutuar për çështjen e personave të zhdukur dhe targat e veturave.

Megjithatë, në njoftim nuk është treguar pse nuk është mbajtur takimi i përbashkët me palën serbe, edhe pse i njëjti ishte paralajmëruar.

I dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak, nuk është prononcuar pas takimeve ndërsa gjatë ditës ka deklaruar se bisedimet ishin “intensive” për një sërë temash konkrete.

Ndërkaq pala serbe ka thënë se me Lajçak kanë folur për nevojën për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse