11 qytetarë ndërrojnë jetë si pasojë e COVID në Kosovë, shënohen 364 raste të reja

Qendra spitalore për trajtimin e COVID në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, 11 qytetarë kanë humbur jetën nga Covid-19, ndërsa 364 të tjerë kanë rezultuar pozitivë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 68 vjeç), Vushtrri 2 raste (78, 65 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (67 vjeç).

Autoritete shëndetësore në Kosovë, gjatë këtyre orëve kanë kryer 3501 testime në terren, ndërkohë janë shëruar 529 persona.

Numri total i rasteve pozitive është 101.517 raste nga 500.112 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.072 raste të vdekjes.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duket e drejtë kërkesa e PD-së për përsëritjen e zgjedhjeve ne 9 qarqe?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Dita e Drejtësisë, Fatmir Xhafaj: Momenti i sprovës së madhe, të dëshmohet përgjegjësi, integritet dhe  rezultate konkrete