Mbi 3 mijë njerëz kanë humbur jetën kur rrëmbyesit përplasën aeroplanët mbi kullat binjake në Qendrën Botërore Tregtare, në New York, mbi ndërtesën e Pentagonit në Washington dhe në një fushë në shtetin Pennsylvania, më 11 shtator të vitit 2001, duke e përfshirë Amerikën në një situatë të re të ndërgjegjshme të terrorizmit global.

Në mesin e viktimave që humbën jetën ishin shtetas të më tepër se 70 vendeve dhe në mesin e tyre edhe tre shqiptaro-amerikanë.

Mijëra vetë, mes të cilëve të afërm të viktimave të sulmeve të “11 shtatorit”, të mbijetuar, punonjës shpëtimi dhe të tjerë, priten të mblidhen në zonën e ish-Qendrës Tregtare Botërore për të kujtuar sulmin më vdekjeprurës terrorist të ndodhur në tokën amerikane.

Ora 03:35
Imazhet që tronditën botën e 11 shtatori 2001 në New York