11 të vdekur nga vaksina e gripit
në Itali, Beqaj: S'ka në Shqipëri

11 të vdekur nga vaksina e gripit<br />në Itali, Beqaj: S'ka në Shqipëri
Pas lajmit se në shtetin fqinj, Itali, 11 persona kanë vdekur nga përdorimi i vaksinës kundër gripit "Fluad", Ministria e Shëndetësisë ka qetësuar gjithë qytetarët se kjo lloj vaksine nuk është në përdorim në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë thekson kjo lloj vaksine nuk është nuk është importuar në Shqipëri.
 
”Aktualisht, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM) ka autorizuar importin e shtameve të tre vaksinave të mëposhtme: Vaxigrip – prodhim i Sanofi Pasteur, importuar nga Imifarma; Fluarix – prodhim i GSK, importuar nga Rejsi Farma dhe Avicena dhe Influvac – prodhim i Abbott, importuar nga Fufarma, Deltapharma-al dhe Megaparm”, theksohet në një njoftim të Ministrisë së Shendetësisë.

Agjencia e Farmacistëve Italiane (AIFA), ka njoftuar se numri i personave të vdekur është rritur në 11 pas përdorimit të vaksinës kundër gripit. Po hetohet nëse rastet e vdekjes janë shkaktuar nga efektet anësore të vaksinës apo nga ndonjë shkak tjetër.

AIFA ka vendosur të ndalojë përdorimin e vaksinës dhe rikthimin e dy pjesëve të dyshuara. Ministria e Shëndetësisë kundër rrezikut të rasteve të reja ka vënë në dispozicion një linjë emergjente ku mund të merret informacion në lidhje me rastet e dyshimta.
  



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie