11 viktima dhe 855 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

 11 viktima dhe 855 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosove

Situatë kritike e Covid-19 në Kosovë, 24 orët e fundit janë shënuar 11 viktima, duke e çuar në  885 numrin e viktimave nga fillimi i pandemisë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste , Prizren 2 raste , Drenas 1 rast, Ferizaj 1 rast ,Gjakovë 1 rast , Gjilan 1 rast,  Kamenicë 1 rast , Mitrovicë 1 rast .

Ndërkohë që janë shënuar edhe 855 raste të reja duke e çuar në 32.877 numrin total të rasteve nga fillimi i pandemisë.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 298 raste, Mitrovicë 62 raste, Gjilan 60 raste, Vushtrri 50 raste, Fushë-Kosovë 45 raste, Ferizaj 44 raste, Podujevë 37 raste, Prizren 36 raste, Lipjan 34 raste, Gjakovë 25 raste, Pejë 18 raste, Suharekë 17 raste, Drenas 15 raste, Viti 15 raste, Skenderaj 12 raste, Malishevë 11 raste, Kamenicë 10 raste, Klinë 10 raste, Shtime 10 raste, Deçan 8 raste, Rahovec 8 raste, Istog 7 raste, Obiliq 7 raste, Kaçanik 4 raste, Dragash 3 raste, Mamushë 3 raste, Kllokot 2 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë dhe Zveçan.

Gjatë 24 orëve të fundit, u shëruan 748 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 12.220.

Autoritetet shëndetsore bëjnë thirrje për respektimin e masave të sigurisë dhe distancimin social. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Mosha e mesme, më e palumtur se në vitet 2006-2010

Mosha e mesme, më e palumtur se në vitet 2006-2010