110 vjet i shkishëruar, meshë në
Korçë për Papa Kristo Negovanin

110 vjet i shkishëruar, meshë në<br />Korçë për Papa Kristo Negovanin
TIRANE- Gjëma e vrasjes së Papa Kristo Negovanit 110 vjet më parë, më 12 shkurt të vitit 1905, tronditi zemrat e shqiptarëve kudo në Shqipëri e nëpër kolonitë e tyre në botë. Veprimtaria patriotike e patriotit shqiptar kishte shqetësuar Mitropolitin e Kosturit, i cili në vitin 1899 e thirri në Kostur dhe e kërcënoi Papa Kristo Negovanin se do ta largonte nga detyra e priftit dhe do e shkrishtëronte. Papa Kristoja iu përgjigj: “Unë do të vazhdoj të punoj për gjuhën e nënës edhe nëse ju nuk do të më lejoni të jem prift. Do të vazhdoj të punoj për shkollën e gjuhën shqipe, pasi ne jemi shqiptarë e jo grekë apo bullgarë.”

Kjo ishte përplasja e parë me autoritetet e Mitropolisë greke, ndërsa pas kësaj kundër Papa Kristos u vunë qarqet shoviniste greke dhe Patrikana e Stambollit. Papa Kriston në vitin 1904 e burgosin për dy muaj në burgjet e Janinës për veprimtari patriotike. Pas burgut ai u kthye në fshatin e vet, Negovan, dhe vazhdoi aktivitetin për zhvillimin e shkollës dhe gjuhës shqipe. Papa Kristoja nisi të jepte mësimin e shqipes ndër shqiptarë për fëmijë e të rritur.

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Sot në Esencë në Report Tv, Andi Tepelena: 2 korrik 1990, ja si hymë në Ambasadën Italiane

Sot në Esencë në Report Tv, Andi Tepelena: 2 korrik 1990, ja si hymë në Ambasadën Italiane