112 parti politike fantazmë
gërryejnë buxhetin e shtetit

112 parti politike fantazmë<br />gërryejnë buxhetin e shtetit
112 parti politike në Shqipëri rezultojnë të jenë fantazmë, të pa kontaktueshme nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, dhe që nuk deklarojnë pasqyrat e tyre financiare. Pas debatit në Komisionin e Ligjeve, ku deputetët dhe KQZ-ja shprehen kërkesën për ndryshime ligjore për çregjistrimin e tyre, Shqiptarja.com ka siguruar listën e 112 partive politike që rrezikojnë çregjistrimin, si dhe të 74 partive të tjera që nuk kanë pranuar tu bëhet auditi i fondeve zgjedhore. Për këto parti, së shpejti KQZ pritet të marrë një vendim për gjobitjen e tyre, teksa është marrë angazhimi për ndryshime ligjore për largimin e tyre nga sistemi.

“Cilat janë hapat e marra nga KQZ për çregjistrimin e këtyre partive? Ato edhe nëse kanë marrë, edhe nëse nuk kanë marrë fonde nga buxheti i shtetit, nuk është dinjitoze që të garojnë, apo të bëjnë trafik votash nga një forcë politike në një tjetër”-tha Vasilika Hysi. Përgjigjja e kryetares së KQZ-së, është në linjë të njëjtë me Hysin, duke kërkuar që reforma zgjedhore ta ndryshojë këtë çështje, duke i dhënë zgjidhje. “Është një pikë shumë e dobët e legjislacionit shqiptar. Një vend ka i vogël ka 126 parti politike. Duhet përcaktuar në ligj, që nëse ata nuk kanë jetë politike, ose nuk auditohen, të ç’regjistrohen.

Është imediate që këto parti të mos ekzistojnë më. Lindin vetëm para zgjedhjeve dhe largohen menjëherë pas tyre”,-tha Lefterie Luzi.  Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba tha se lista e gjatë e partive inekzistente sjell dhe probleme teknike në procesin e votimit dhe numërimit. “Jemi maturuar në demokraci që të shpëtojmë nga këto shushunja. Ka praktika të vendeve të tjera demokratike, që psh. nëse për tre vjet nuk merr asnjë votë, çregjistrohesh. Ato u bashkëngjiten partive të madha në koalicion, çfarë na sjell probleme teknike në procesin zgjedhor, fletët e stërmëdhaja, e kështu me radhë”,-tha Denar Biba.   


Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?