Sot (13 janar), është 113 vjetori i Policisë së Shtetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se policia është në shërbim të vendit dhe qytetarëve.

“Mirëmëngjes dhe me 113 vjet Policia e Shtetit, në shërbim të vendit dhe qytetarëve çdo ditë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në ecurinë e saj, Policia shqiptare ka kaluar herë në kulme arritjesh dhe herë të tjera gati në shuarje, por gjithsesi në ecje, pa shkëputje.

Organizimi fillestar i Policisë u bë në bazë drejtorie, me qendër në Vlorë, e drejtuar fillimisht nga gjakovari Halim Gostivari dhe më pas nga tepelenasi Fehmi Mezhgorani.

Prej vitit 1991 e deri sot, Policia e Shtetit ka pësuar një transformim të madh, ligjor strukturor dhe arsimor.