Në peticion, ata shkruajnë se, janë të shqetësuar dhe të indinjuar nga cënimi i integritetit të përfaqësimit demokratik dhe politik, nga demonstrimi i dhunës ndaj opozitës demokratike në Kosovë, të alarmuar nga fushata për cenzurim të pakënaqësisë legjitime nga ana e përfaqësuesve të subjekteve opozitare në Kosovë.
Ata kanë shprehur protestën edhe ndaj arrestimit të Albin Kurtit dhe përfaqësuesve legjitim të “Vetëvendosjes” dhe të partive të tjera opozitare në Republikën e Kosovës.
Intelektualët nënvizojmë papajtueshmërinë ndaj përpjekjeve për imponim të vendimeve anti-kushtetuese dhe anti-kombëtare, për imponimin autoritar të vendimeve për (kon)federalizim të Republikës së Kosovës nëpërmes themelimit të Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe si entitet monoetnik dhe tjetërsimit të territorit të Republikës së Kosovës në marrëveshjen për Demarkacion të kufirit me Malin e zi.
Ata kanë shprehur kundërshtimin ndaj veprimeve të tilla dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Albin Kurtit dhe të burgosurve të tjerë politik në Kosovë; duke iu bashkuar apelit të intelektualëve nga Shqipëria.
Ja deklarata
"Ne qytetarë të Republikës së Shqipërisë, intelektualë, pedagogë, artistë, profesionistë, studentë, me besimin se vullneti i popullit do të frymojë politikat kombëtare, shprehim sot mbështetjen e plotë për luftën dhe përpjekjet e qytetarëve të Kosovës për forcimin e shtetit në luftë të papajtueshme me çdo shfaqje të autoritarizmit dhe të korruptimit të institucioneve.
Sot ne deklarohemi kundër Marrëveshjeve për Zajednicën me Serbinë dhe Demarkacionin me Malin e Zi, të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës, të cilat cenojnë integritetin territorial dhe dëmtojnë interesat kombëtare të shqiptarëve. Arrestimi i Albin Kurtit në 28 Nëntor, ditën e shenjtë të Pavarësisë, kujton kohët më të errëta të sundimit serb kur patriotët dhe rinia e Kosovës dhunoheshin dhe burgoseshin për çështje kombëtare.
Ne gjykojmë se, në kuadrin e një bashkëpunimi luajal mes Qeverisë së Tiranës dhe asaj të Prishtinës, dhe mbi bazën e Marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet tyre, do të shmangeshin veprime të cilat cenojnë jo vetëm interesin kombëtar, por në një vështrim afatgjatë, paqen dhe stabilitetin në Rajon.
Albin Kurti dhe të gjithë të Burgosurit Politikë duhet të lirohen një orë e më parë, sepse ata kanë dalë në mbrojtje të Republikës dhe aspiratave Kombëtare.
Tiranë, 13 dhjetor 2015″.
Nënshkruesit:
Koço Danaj
Kozara Kati
Hysamedin Feraj
Hajro Limaj
Bardhosh Gaçe
Zef Preçi
Rexhep Uka
Suela Gjikondi
Aleksandër Kocani
Bashkim Hoxha
Artur Çani
Shuaip Mane
Armando Babani
Nysret Rodoni
Shinasi Rama
Ornela Metalia
Bruna Ukperaj
Admir Banaj
Marjela Manga
Edlira Çerkezi
Artur Nura
Entela Bineri
Ben Andoni
Fatjeta Muriqi
Zajide Noka
Arben Abazaj
Hajrie Dosti
Nehat Sokoli
Gilberta Veliu
Ramazan Memishi
Aida Sokoli
Elenita Roshi
Ilir Kapllani
Aida Karakushi
Albert Brahaj
Sulejman Dida
Drita Matohiti
Lavdosh Ahmetaj
Marsida Guxha
Petrit Palushi
Brikena Zeneli
Albion Kolndreka
Ornela Metalia
Fatjon Rexha
Akil Sokoli
Eljan Tanini
Reni Ashiku
Urim Bajraktari
Xhemali Hodo
Brikena Hoxha
Astrit Bylyku
Edmond Bejtaj
Trëndelina Terziu
Azis Zeqiraj
Arlinda Sokoli
Dylber Spahiu
Ilda Ibro
Myzafer Ismaili
Kleida Abass
Isen Dida
Anila Mane
Ismet Vasku
Ami Qamurani
Klodjan Braha
Altin Myteveliu
Suzana Vogli
Agim Lika
Valbona Ukperaj
Julian Prifti
Marika Gjini
Fatri Bajraktari
Jerola Ziaj
Muhamet Hoxha
Alma Ballsha
Ervin Sota
Kozeta Hoxha
Migen Xhelo
Endrit Theka
Zheni Korçari
Andi Tepelena
Shaban Kolgjini
Evi Sheri
Arbi Hoxha
Sanije Rodoni
Julian Shkjezi
Mirva Haxhiaj
Artan Kurteshi
Sara Radovicka
Artan Mane
Servete Baxha
Shkëlqim Sulo
Doriana Daraku
Arlinda Ballsha
Gean Çoçoli
Valentina Çupo
Amarildo Pregapuca
Jela Hasimja Rodoni
Genti Amzai
Artan Hashorva
Ilir Kajo
Kujtim Pacara
Behar Kakeli
Behar Shllaku
Qazim Rudi
Skender Selmani
Hesat Kalaveshi
Ylli Qarkaxhia
Urim Bonjaku
Arsen Perzhita
Alban Kovaçi
Florjan Zyberi
Florenc Hoxha
Erzen Xhahu
Luan Serreçi
Urim Rama
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)