115 kërkues për Konferencën Ndërkombëtare NanoBalkan 2023, në Tiranë dhe nobelisti Novoselov: Shqipëria do të dijë të përfitojë nga zhvillimet në shkencë

Akademia e Shkencave nisi Konferencën Ndërkombëtare NanoBalkan2023, që me pjesëmarrjen e 115 ligjëruesve vendas e të huaj do të vijojë deri në 20 tetor.

“Është quajtur NanoBalkan2023, sepse qeveritë tona, në rrugën e bashkëpunimit, duhet para së gjithash të bashkëpunojnë në arsim dhe në shkencë”, u shpreh kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi.

Në këtë ngjarje me kryefjalë shkencën dhe inovacionin, ku bashkë organizator ishte akademiku Arben Makoçi, krahas prezantimit të kërkimeve më të fundit në Nanoshkencë dhe Nanoteknologji u nënshkrua protokolli i bashkëpunimit të Njësisë Kërkimore NanoAlb të Akademisë së Shkencave me Western Balkan University.

Joseph Wang, një nga kërkuesit më të njohur në këtë fushë që inspiroi themelimin e nanoteklologjisë analitike në vendin tonë, pranoi me mirënjohje zgjedhjen e tij si anëtar nderi i Akademisë së Shkencave.

“Ka qenë një rrugë e gjatë prej katër dekadave, ku unë kam kaluar shumë male e lumenj për të arritur këtu ku jemi. Kërkimi shkencor që unë bëj është i lidhur me fushën e mjekësisë, me zhvillimin e pajisjeve më të reja shkencore me interes, duke përfshirë dhe mikrorobotët, me interes për aplikime në shoqëri, për shëndetin e njerëzve.

Suksesi më i madh për mua ka qenë trajnimi i mbi 800 kërkuesve shkencorë dhe jam shumë i lumtur dhe krenar që një pjesë e tyre janë edhe këtu sot, kanë pozicione të ndryshme në institucione të ndryshme të botës”, u shpreh Wang.

Për herë të parë në vendin tonë, pjesë e konferencës ishte dhe nobelisti në fizik Konstantin Novoselov, të cilit Akademia jonë i dhuroi certifikatën e mirënjohjes për kontributin e tij akademik.

“E gjendur në mes të Evropës, jam i sigurt se Shqipëria do të dijë të përfitojë nga zhvillimet e reja në shkencë” , u shpreh nobelisti Novoselov.

NanoBalkan2023 do të vijojë me një sërë aktivitetesh të tjera, përfshirë edhe seminare apo shkollën e NanoBiosensorëve.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/10/2023 02:06

    Sa do te perfitoje Shqiperia nga zhvillimet ne shkence? Shko e vizito auditoret,sidomos ata te shkencave ekzakte ne universitetet shqiptare,shiko sa studente ndjekin leksionet dhe do t'i shikosh ne jete e praktike perfitimet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing Day'

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing Day'