12 çifte flenë në krevate
​dhe dhoma të ndara, ja pse

12 çifte flenë në krevate<br />​dhe dhoma të ndara, ja pse
Sipas një studimi të bërë në vitin 2015, 25% e çifteve shprehen se flenë në krevate të ndara ndërsa 10% thonë se e kalojnë natën në dhoma të ndryshme. Por kjo nuk është shenjë e marrëdhënieve problematike.

Ndërsa çiftet flenë të ndarë ashtu si në serialin e viteve 50 “I love Lucy”, ekspertët shprehen se një nga gjërat më të mira për lidhjen është që ata ta bëjnë diçka të tillë.
 
Sipas ekspertëve qëndrimi në dy shtrate apo dy dhoma ndihmon në rehatinë emocionale dhe krijon intimitetin e nevojshëm për të cilin njerëzit kanë nevojë edhe pse janë në çift.

Të flesh rehatshëm është e rëndësishme dhe nuk ka rëndësi nëse gjumi bëhet në krevate të ndryshme apo jo. 12 çifte kanë rrëfyer vendimet e tyre për të fjetur në krevate të ndara ndërsa nuk kanë hezituar të tregojnë për të mirat e kësaj praktike.

Ata shprehen se në këtë mënyrë kanë hapësirat që u duhen dhe shmangin të gerhiturat apo lëvizjet e shumta të partnerit. Ata gjithashtu shprehen se është shumë e thjeshtë të kuptosh një vendim të tillë: Thjesht është më e rehatshme të flesh pa dikë tjetër në krevat.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri