Buxhetimi 50% i grave dhe vajzave, Kryemadhi: Prandaj Meta është lider, jo për mashtrime! Haxhinasto: Besoj nuk e ke me mua referencën për mashtrim

 

Teksa po hidhej në votim propozimi për buxhetim të grave dhe vajzave të PL kandidate për deputete ose Këshilla bashkiak, Ilir Meta dhe Kryemadhi u çuan nga vendi një nga një duke i marrë fjalën Edmond Haxhinastos që po referonte votimin në Konventë. 

Haxhinasto: Mënyra si ne e kemi menduar për shpërndarjen e fondeve për fushatën zgjedhore duke ndjekur parimin e barazisë gjinore, besoj se e akomodon edhe atë merakun që të kemi një kuotë të caktuar të fiksuar për buxhetin që përdorin zonjat në fushatë zgjedhore kandidate zonja. Kjo është ajo që diskutojmë. Kurse për çështjen e dytë, për rrethin ku aplikohet lidhja nepotike. Ashtu siç e shpjegoi në emër të grupit të punës edhe zonja Caka, ne kemi marrë si referencë përcaktimin ligjor për familjen e aftë. E kemi ndjeshmërinë që besojmë që ligji ka bërë një përcaktim të qartë dhe e vendos atë vullnet në statutin tonë për ti dhënë hapësirë meritokracisë, që edhe persona me lidhje të caktuara nepotike, e kanë mundësinë të konkurrojnë me platforma alternative në të gjithë forumet drejtuese të PL. Edhe propozimim i dytë në një mënyrë është i akomoduar në statut. Nuk na ngelet gjë tjetër veçse ta hedhim dakord kush është dakord me versionin e grupit të punës.

Kush është dakord me propozimin e paraqitur nga zonja Kryemadhi.

30% do të akomodohet në mënyrën si e kemi formuluar ne, që do të thotë që me do të zbatojmë parimin e barazisë së plotë gjinore.

Meta: Minimumi 50%. Vëre 50%.

Haxhinasto: Unë nuk thashë zonja Kryemadhi që në statut është përcaktuar përqindje. Thashë që kemi një parim. Ju sqaroj unë.

Meta: 30% është shumë pak, se ne kemi vajza të mrekullueshme anembanë Shqipërisë, shumë do na bashkohen. Dhe ta vëmë minimumin 50%, 5 prioritetet. Ne për hir të 5 prioriteteve përmendëm shtëpinë botuese 55. A e keni parë piktori ka nxjerrë ato duart për të na kopjuar neve? Po ai nuk na arin dot ne. Marrim shpejtësi tjetër nga sot. dhe me 50% të grave.

Kryemadhi: Ja pse është lider Ilir Meta. Sepse nuk ju lë të mos mbani premtimin që keni dhënë për gratë dhe vajzat për buxhetimin 30%, por ju jep atë që ju takon grave dhe vajzave 50%. Prandaj është lider Ilir Meta. Nuk është lider Ilir Meta për të bërë mashtrimin e rradhës sepse e keni në statut zoti Haxhinasto të publikuar në faqen online, ku nuk keni zero buxhetim për gratë, ku i konsideroni të barabarta vetëm për buxhetimin vjetor, jo për buxhetimin e fushatave elektorale, prandaj duhet të jemi serioz edhe me partnerët ndërkombëtarë për të vendosur në statut pikën e buxhetimit të grave. Sa i përket konfliktit të interesit, daç miratojeni daç mos e miratoni, ajo ka të bëjë me të ardhmen tuaj.

Haxhinasto: Faleminderit zonja Kryemadhi! Besoj se referenën për mashtrim nuk e kishit për mua, sepse unë nuk jam shquar ndonjëherë për mashtrim.


Lajmi kryesor:

Konventa e PL-së, Meta zgjidhet presidenti i partisë, largon Kryemadhin! Sulmon ndërkombëtarët! Kam shkollën e Ramizit, Nanos e Berishës! Në mbrëmje i shkon Saliut poshtë ballkonit


G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Moviola/ Polemikat në Real Madrid - Bayern Munich, gjyqtarët gabuan në pozicionin jashtë loje

Moviola/ Polemikat në Real Madrid - Bayern Munich, gjyqtarët gabuan në pozicionin jashtë loje