Një problematikë që vijon prej 3 vitesh por që ende nuk po gjen zgjidhje ajo e hedhjes së mbetjeve në zonën e mbrojtur të lagunës Vjosë-Nartë. Banorët e 12 fshatrave në njësinë administrative të Novoselës depozitojnë mbetjet në këtë vend, në mungesë të një vendepozitimi tjetër, duke shkaktuar ndotje të mëdha.
Më problematike situata bëhet në rastet kur lumi Vjosa del nga shtrati, duke marrë mbetjet e duke i dërguar në det. Banorët shprehen se situata është e rëndë dhe se për shkak të ndotjes ata nuk mund të pinë ujin që i vjen në çezma.
"Vijnë nga u do qejfi e hedhin mbeturinat. Unë kam tokë të mbjellë me ullinj dhe më hedhin plehrat. Nuk është marrë asnjë masë. Askush nuk i pastron ato mbetjet", thotë një banore.
'Nuk pi dot ujë, ndotja është shumë e dëmshme, kur bie shiu ujërat shkojnë në lum dhe ec e pije pastaj atë ujin. Jemi shumë keq me ujin, e blemë", shprehet një tjetër.
Në lidhje me problematikën, përfaqësues të njësisë administrative Novoselë, kanë theksuar se brenda një kohe të shkurtër, këto mbetje do të hiqen dhe do të depozitohen në pikën e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë, megjithatë nuk bëhet me dije një datë e saktë se kur do të marrë fund kjo situatë.
Ajo që pritet t'i japë zgjidhje problematikës me mbetjet në Vlorë është ndërtimi i landfillit në Vlor, për të cilin puna ende nuk ka përfunduar.
Kujtojmë se më 22 tetor, Rama dha një ultimatum të qartë për të gjithë krerët e bashkive që t'i kushtojnë më shumë rëndësi pastrimit të territorit dhe t'i jepet fund problematikave të ndotjes.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?
-
Mjaftueshëm
8.9%
-
Pak
21.8%
-
Shumë pak
69.4%
Vota total: 3884
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përshtati lokalin për shitje droge, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë (EMRI)
19 Shtator, 17:57
-
Pas KQZ, Gjykata e Vlorës i jep Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë Himarë
19 Shtator, 11:07
-
Konfiskime në letër, si u rikthye në duart e familjes Balili resorti luksoz 'Santa Quaranta' në Sarandë
18 Shtator, 11:51
-
Speciet e rralla në Gjirin e Vlorës, peshq helmues, breshka fluturuese e peshkaqenë!
17 Shtator, 17:03
-
Ambjentalistët ‘jo’ importit të mbetjeve: Ka pasoja katastrofike për mjedisin! Paralajmërojnë protesta si në 2016-ën
17 Shtator, 16:55
-
Gjuetia e rosave dëmton Lagunën e Nartës! Vorpsi: Po largohen shpendët e egër, përfshirë flamingot! Përgjegjëse Agjencia e Zonave të Mbrojtura
17 Shtator, 16:10
-
Vlorë/ Qarkullonin me kokainë dhe hashash, arrestohen i riu banues në Itali dhe sarandjoti! Spanjolli kapet i dehur në timon
15 Shtator, 15:02
-
SPECIALE/ Humori i hollë i parodistëve të Vlorës që frymëzoi artistin e rrugës, Franko Dine i përjetëson të katërt në një murale
15 Shtator, 12:09
-
Zjarrfikësi i Këlcyrës dhe miku i tij trafik armësh, do i shisnin në Sarandë për bandat, vihen në pranga! VIDEO e pistoletave të mbështjella me qese
13 Shtator, 16:35
-
Kategoria e Parë/ Flamurtari shkëlqen me tre gola, mposht Vorën dhe merr vendin e dytë
13 Shtator, 09:14
-
Vlorë/ Vodhi 150 mijë lekë në një kazino dhe plagosi me thikë një 41-vjeçare, në pranga 25-vjeçari
13 Shtator, 08:58
-
VIDEOLAJM/Pamjet e pazakonta në plazhin e Jalës! Shikoni vorbullën e ajrit mbi det
12 Shtator, 17:35