TIRANË- 24 institucione nuk kanë raportuar brenda afatit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për aktivitetet që kanë mbajtur, siç ligji ua parashikon.

Ato do duhet të raportojnë në KQZ-ja, jo më vonë se 5 ditë përpara afatit të planifikuar për zhvillimin e veprimtarisë publike, por këto institucione nuk e kanë zbatuar, mes tyre edhe Kryeministria, Kuvendi dhe disa Bashki. Gjetjet janë për periudhën 13 - 19 Janar 2023 dhe 20 - 23 Janar 2023

Institucione me më shumë raste në shkelje të ligjit ka qenë Bashkia e Tiranës me 12 raste,  Ministria e Arsimit dhe Sportit me 7 raste, ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin me 4 raste dhe më pas ndiqen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me 3 raste. Për shkak të shkeljes së ligjin, ndaj tyre parashikohen gjoba.

Institucionet publike qendrore dhe vendore, si dhe agjencitë dhe ose ndërrmarrjet shtetërore kanë detyrimin të raportojnë në KQZ-së të gjitha veprimtaritë që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën 4 muaj para datës së zgjedhjeve. Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, ata përballen me gjobë. Deri më tani, asnjë aktivitet nuk është ndaluar nga KQZ.

Institucionet raportuese në shkelje afati, për periudhën 13 - 19 Janar 2023

  • 1.       Kryeministria (1 rast);
    2.       Kuvendi (1 rast);
    3.       Minister i Shtetit per Marredhenien me Parlamentin (4 raste);
    4.       Ministria e Arsimit dhe Sportit (7 raste);
    5.       Ministria e Brendshme (1 rast);
    6.       Ministria e Kultures (1 rast);
    7.       Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (3 raste);
    8.       Autoriteti i Mediave Audiovizive (2 raste);
    9.       Bashkia Durrës (9 raste);
    10.   Bashkia Elbasan (2 raste);
    11.   Bashkia Gramsh (2 raste);
    12.   Bashkia Librazhd (2 raste);
    13.   Bashkia Roskovec (2 raste);
    14.   Bashkia Tiranë (12 raste);
    15.   Prefekti i Qarkut Lezhe (1 rast);
    16.   Agjencia e Menaxhimit te Burimeve Ujore (1 rast);
    17.   Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (1 rast);
    18.   Agjencia Shteterore e Kadastres (1 rast).

    Institucionet raportuese në shkelje afati, për periudhën 20 - 23 Janar 2023

    1.       Minister i Shtetit per Rinine dhe Femijet (2 raste);
    2.       Ministria e Drejtësisë (1 rast);
    3.       Ministria e Kultures (3 raste);
    4.       Ministria E Turizmit (6 raste);
    5.       Autoriteti i Mediave Audiovizive (1 rast);
    6.       Drejtoria e Pergjithshme e sherbimeve te Transportit Rrugor (1 rast);
    7.       Prefekti i Qarkut Korçë (2 raste);
    8.       Bashkia Berat (2 raste);
    9.       Bashkia Dimal (1 rast);
    10.   Bashkia Durrës (2 raste);
    11.   Bashkia Elbasan (1 rast);
    12.   Bashkia Librazhd (1 rast);