12 persona me Aftësi të Kufizuara si specialistë pranë Zyrave Rajonale Zgjedhorë

Për herë të parë, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore të datës 21 qershor 2015, do të angazhojë si specialistë pranë Zyrave Rajonale Zgjedhore, 12 Persona me Aftësi të Kufizuara, të cilët i trajnoi sot në ambientet e KQZ-së.
Në fjalën e saj përshëndetëse, Kryetarja e KQZ-së, Luzi tha se, KQZ ka vendosur tëçojë në një nivel tjetër bashkëpunimin me Personat PAK, dhe angazhimi i tyre ne 12 Zyrat Rajonale Zgjedhore, në 12 qarqet e vendit e tregon këtë më së miri.
"Ju nuk jeni vetëm votues por edhe pjesëmarrës aktiv në procesin zgjedhor. Angazhimi juaj në Zyrat Rajonale Zgjedhore do të shërbejë si një urë lidhëse mes KQZ-së dhe zgjedhësve PAK, në mënyrë që e çdo problematikë që do të evdientohet, të bëhen përpjekjet maksimale për t'i dhënë zgjidhje para datës 21 Qershor. KQZ ka bashkëpunuar me ju edhe në zgjedhjet e kaluara dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me ju për zgjedhjet e 21 qershorit 2015", tha Luzi.
Kryetarja e KQZ-së, Zëvëndëskryetari dhe Anëtarët, gjatë bashkëbisedimit me përfaqësuesit  e Personave me Aftësi të Kufizuar, ndër të tjera kanë siguruar së KQZ po punon intensivisht, që të bëhet e mundur prodhimi i shabllonëve që ndihmon zgjedhësit që nuk shikojnë për të votuar në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
Nga ana e tyre 12 personat PAK, shprehën vlerësimet e tyre pozitive për mundësinë që Komisioni Qendror i zgjedhjeve ju ka dhënë, duke i punësuar por edhe duke i përfshirë në mënyrë aktive në procesin zgjedhor. Ata dëshmuan para Komisionerëve, përgjegjësinë maksimale për realizimin me sukses të detyrës së ngarkuar nga KQZ.
/atsh/

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Harris: Vota e 5 nëntorit është 'një zgjedhje mes lirisë ose kaosit'