12 shtator 1998: Kështu
e vranë Azemin para PD

12 shtator 1998: Kështu<br />e vranë Azemin para PD
 TIRANE- Në versionin zyrtar, që prokurorët, të cilët hetuan çështjen “Hajdari” lexuan në seancën e parë gjyqësore, mes të tjerave thuhej se “Për disa ditë me radhë përpara datës 11 shtator, i pandehuri Jaho Mulosmani së bashku me persona të tjerë, disa prej të cilëve tashmë rezultojnë të vdekur, kanë nisur përgatitjet për të realizuar vrasjen e deputetit Azem Hajdari. Në datën 11 shtator 1998 kanë ardhur nga Tropoja me automjete të Komisariatit të Policisë Tropojë, një numër i madh njerëzish të organizuar nën drejtimin e Fatmir Haklajt dhe Feriz Kërnajës, të veshur me uniformë policie, të cilët pasi kanë mbërritur në Tiranë, ku janë bashkuar edhe me persona të tjerë, duke krijuar një grup personash relativisht të madh, që do të merrnin pjesë me role të ndryshme në realizimin e vrasjes së deputetit Azem Hajdari.

Në datën 12 shtator 1998 ky grup njerëzish është vendosur në kodrat e Liqenit Artificial në pritje të marrjes së urdhrave prej shtetasit Fatmir Haklaj, Halil Haklaj dhe të pandehurit Jaho Mulosmani. Nga mënyra e veshjes dhe e armatimit si ajo që përdorin forcat speciale të policisë, nga vendi i zgjedhur për grumbullim disi i fshehur dhe jashtë vëmendjes së njerëzve, nga portretet e personave të grumbulluar, dukej qartë se ky grup njerëzish ishte i gatshëm të zbatonte urdhrat që do të merrte për finalizimin e një akti të rëndë kriminal. Pas një verifikimi të fundit të situatës duke komunikuar me njerëzit e grupit kriminal të ndodhur gjatë gjithë ditës përreth vendit të ngjarjes, rreth orës 20:30-21:00 grupi që do të kryente ekzekutimin e deputetit Azem Hajdari, midis të cilëve edhe të pandehurit Jaho Mulosmani, Isamedin Haxhia, Izet Haxhia, si dhe shtetasit Fatmir Haklaj, Halil Haklaj, Naim Cangu dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar, janë nisur nga kodrat e Liqenit Artificial, hipur nëpër disa automjete duke lëvizur në autokolonë, konkretisht me dy automjete të policisë tip “Iveko”, në dy automjete tip “Benz Mercedes” dhe me një automjet tip “Audi”.

Përkohësisht përpara se të shkonin në vendin e ngjarjes duke u vendosur në pozicione kyçe, gjë që të krijon bindjen e një plani të paracaktuar prej tyre. Në këtë kohë, deputeti Azem Hajdari ndodhej në zyrën e tij në selinë e Partisë Demokratike dhe është informuar se në afërsi të selisë së PD-së ndodhej një automjet i dyshimtë me një fenelinë policie. Gjithashtu deputeti ishte informuar për dyshimin që kishte nisur të qarkullonte se mund të kryhej ndonjë akt dhune ndaj selisë së Partisë Demokratike. Rreth orës 21:00-21:15, deputeti Azem Hajdari ka dalë nga selia në mënyrë të papritur për truprojat Besim Çera dhe Zenel Neza, të cilët menjëherë e kanë shoqëruar atë drejt vendit të ngjarjes. Nga biseda që ka pasur kur ai është takuar rastësisht me shtetasin Sali Lusha përpara se të dilte jashtë selisë, deputeti Azem Hajdari ka dalë për të verifikuar këto informacione që qarkullonin.

Pikërisht në kohën kur ai është afruar pranë automjetit ku ndodheshin autorët e vrasjes, të ndaluar jo shumë larg selisë, deputeti Azem Hajdari është gjetur përballë me të pandehurin Izet Haxhia, pranë të cilit janë afruar edhe shtetasit Fatmir Haklaj, Feriz Kërnaja, Naim Cungu dhe i pandehuri Jaho Mulosmani. Pas një shkëmbimi të shkurtër fjalësh të ashpra mes të pandehurit Izet Haxhia dhe deputetit Azem Hajdari, në drejtim të këtij të fundit është shtënë me armë zjarri, me breshëri automatike nga ana e të pandehurit Jaho Mulosmani, si dhe nga shtetasit Naim Cungu dhe Feriz Kërnaja. Si rezultat i plagëve të shkaktuara në trup, nga goditjet e plumbave të marrë, deputeti Azem Hajdari ka mbetur i vrarë së bashku me truprojën e tij Besim Çera, i cili gjendej shumë pranë tij. Nga breshëritë e plumbave është plagosur rëndë edhe truproja tjetër i tij Zenel Neza”.
 
Shkrimi u publikua sot (31.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër

VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër