Të arrestuarit janë Rustem Muçelli 51 vjeç dhe Eqerem Ali 60 vjeç, banues në fshatin Pagri, ndërsa është shpallur në kërkim Ismail Saliu 61 vjeç, banues po në fshatin Pagri - Përmet.
Arrestimi i këtyre shtetasve si dhe shpallja në kërkim e shtetasit tjetër u bë për arsye se nga provat e grumbulluara rezulton se i kishin në përdorim depot për të magazinuar ushqim për bagëtitë e tyre.
Gjithashtu është bërë ndalimi edhe i kryeplakut të fshatit Pagri, Koço Zaimaj 58 vjeç për moskallëzim krimi.
Sasia rekord, rreth 12 ton kanabis u zbulua nga policia mesditën e të shtunës në një magazinë në fshatin Pagri, rreth 18 km larg Përmetit.
Kjo është sasia më e madhe e drogës së kapur ndonjëherë e magazinuar.